Një vajzë afrikane është përballur me racizëm në një linjë autobusi në Alessandria të Italisë.

7-vjeçarja po udhëtonte me nënën dhe vëllain e saj, por i ndodhi e papritura kur donte të ulej pranë një zonje 60-vjeçare. Kjo e fundit kishte vendosur çantën e blerjeve në vendin e lirë dhe i tha vajzës: “Jo, ti nuk mund të ulesh këtu”.

Këshilltarja bashkiake Vittoria Oneta, e cila kishte qenë e pranishme e tregoi historinë me anë të një postimi në Facebook.

“I thashë gruas që të heqë çantën që të ulet vajza, por gruaja me arrogancë më thotë që të shoh punën time. Shumë keq se gjeti personin e gabuar. Nëna e vajzës nuk bëri asgjë veçse uli kokën. Në atë moment, e ngrita zërin dhe i thashë asaj që të hapë vendin për tu ulur vajza. Gruaja e liroi vendin por e shihte vajzën me neveri”, shkruajti Vittoria.

Në fund, shtoi se kur zbriti nga autobusi shpërtheu në lot për shkak të kësaj historie dhe racizmit që ekziston.