Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar ndaj komenteve të sotme të Ministrit të Brendshëm Xhafaj lidhur me skandalin që implikon vëllain e tij Agron Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Skandali mori përmasa të jashtëzakonshme pas publikimit të videos së dytë me Fredi Alizotin, përmes të cilës rezultonte se krerët më të lartë të shtetit dhe politikës po rekrutonin dëshmitarë të rremë kundrejt shumave të parave.

Deklaratave të sotme të Xhafajt, sipas të cilit “PD ka zgjedhur partnerë llumin e këtij vendi”, Paloka i është përgjigjur flakë për flakë duke thënë se “Xhafaj duket se e ka harruar që llumin e ka në familjen e tij”.