Një pamje jo e zakontë ka ndodhur në një qytet në juglindje të Australisë, ku stuhia e rërës ka pushtuar qytetin.

Pas zjarreve që nuk janë shuar që nga shtatori i vitit të kaluar dhe përmbytjet e ditëve të fundit në disa zona fushore, Australia goditet nga një tjetër fenomen natyror.

Stuhia e rërës, disa metra e lartë, dukej si një dallgë tipike për sërf.

Disa qytetarë kanë arritur ta filmojnë dhe pamjet e publikuara janë spektakolare, por edhe të frikshme.