Një senator brazilian, Cid Gomes, mbeti i plagosur gjatë një proteste ditën e sotme në qytetin e Sobral.

56 vjeçari po drejtonte një fadromë drejt një gardhi i cili pengonte protestuesit, kur drejt tij u qëllua me armë zjarri.

Ai u godit me dy plumba në trup dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Momenti kur protestuesit qëlluan drejt senatorit është regjistruar në kamera dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.

Autoritetet vendase shprehen se ende nuk e kanë identifikuar atentatorin.