Kangurët janë kafshë gjitare që rriten vetëm në kontinentin e Australisë.

Ata ushqehen me bimë, ndërsa identifikohen nga bishtat e tyre muskulozë, këmbët e pasme të gjata e tepër të forta, veshët e gjatë dhe qimet e shkurtra.

Një video e bërë virale në rrjet tregon momentin kur një tufë kangurësh vrapojnë në borë.

Kjo është diçka e pazakontë, pasi këto kafshë kryesisht jetojnë në zona të thata e nëpër shkretëtirat e kontinentit australian.

Pamjet e rralla janë filmuar në zonën e Curraweela-s në Australinë Perëndimore, ndërsa janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamje të rralla, kangurët filmohen duke vrapuar në borë on Vidnews.