Panairi Kombëtar i Librit “Fieri 2016” çel siparin në datat 5-8 maj

Panairi Kombëtar i Librit në Fier ka krijuar tanimë një traditë, duke u bërë një aktivitet gjithëpërfshirës e serioz. Pas edicioneve të dy viteve të shkuara, për këtë vit panairi do të zhvillohet në datat 5-8 maj, ndërkohë që misioni i tij do të jetë vëmendja ndaj librit dhe evidentimi i prurjeve cilësore.panairi-i-librit-5-370x267

Deri në datën 30 prill, të gjithë autorët, poetë e shkrimtarë, si dhe botues, që janë të interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të paraqesin botimet e tyre që do të përfshihen në konkurs, në kuadër të Panairit të Librit “Fieri 2016”. Librat duhet të jenë të printuar dhe botimet duhet t’i përkasin periudhës 1 qershor 2015 – 30 prill 2016, ndërkohë që nuk do të pranohen ribotime. Çmimet për fituesit do të ndahen natën e fundit të panairit.

Panairi Kombëtar i Librit (Fieri 2016) synon t’i thotë “JO” ndarjes së tregut të librit shqip, pasi shumë autorë të njohur dhe me rëndësi të veçantë në historinë e letërsisë shqipe në Kosovë, nuk njihen nga lexuesit shqiptarë.

Një vëmendje e veçantë në panairin e këtij viti do t’u kushtohet personaliteteve të njohura të letërsisë, që kanë këtë vit përvjetore lindjesh dhe vdekjesh, si Dritëro Agolli (1931), Migjeni (1911-1938), Esad Mekuli (1916-1993) dhe Kasëm Trebeshina (1926). Në respekt të veprës së tyre, në kuadër të Panairit të Librit në Fier do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

Burimi:(integrimionline/E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al