Panariti: Laboratorët rajonal të kontrollit duhet të kryejnë të gjitha analizat

panaritiMinistri Panariti ka zhvilluar sot paradite një takim me strukturat drejtuese të shtatë laboratorëve rajonale AKU në vend.

Të pranishëm në ketë takim, Drejtori i përgjithshëm AKU, Isuf Shehu dhe Drejtori i ISUV, Taulant Kalo dhe specialistë të këtyre labotatorëve.Në fokusin e këtij takimi ishin analizat që kryejnë këto laboratore, buletinet javore informuese për spektrin e analizave të kryera nga këto institucione dhe gama e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të nënshtrurara këtyre analizave dhe programi i inspektimeve AKU gjatë verës.

Në fjalën e tij, ministri Panariti ka nënvizuar rëndësinë jetësore të kryeries së këtyre analizave në mënyrë periodike për të siguruar prodhuesit, eksportuesit dhe konsumatorët shqiptar.

‘’Laboratoret rajonale do të kryejnë të gjithë spektrin e analizave të detyrueshme bakterologjike, toksikologjike, të pranimit të metaleve të rënda etj. Kërkohet më shumë impenijm nga ana e specialistëve në përmbushjen e detyrës që kanë. Falë një projekti i cili do të implementohet së shpejti, gjendja e këtyre laboratoreve do të ndryshojë rrënjësisht, ato do të pajsen me teknologjitë e kohës përsa i përket aparaturës dhe mjeteve të tjera të domosdoshme për të kryer analizat. Këmbëngulja ime është tek faktori njerëzor i cili do të jetë më i motivuar në përmbushjen e detyrës së vet. Për këtë arsye në vazhdim do të zhvillojmë trajnime me stafet e AKU-se dhe ISUV për t’u azhornuar me informacionet më të fundit dhe me kërkesat në rritje për standardizim dhe çertifikim të produkteve bujqësore dhe blegetorale”, tha Ministri.

Ai kërkoi respektimi me rigorozitet të protokolleve të përdorimit të imputeve bujqësore për të parandaluar rastet e abuzimit me to. “Gjithashtu AKU dhe ISUV duhet të paraqesin në mënyrë periodike mediave buletinet e analizave të kryera dhe raportet e inspektimeve dhe kontrolleve në terren për më shumë transparencë ndaj publikut. Vetëm transparenca e punës së këtyre institucioneve mund të parandalojë valën e abuzimeve dhe stigmatizimit të ushqimit tonë i cili bëhet nëpër media. Për fat të keq këto vakume të krijuara në informimin e publikut përsa i përket sigurisë së produkteve që konsumon, kanë krijuar hapësirë për spekullime nga me të çuditshme”, u shpreh Panariti.

Ai tha se “kam kërkuar që analizat e prodhimeve tona të kryhen paralelisht në laboartoret tona dhe në disa laboratore të çertifikuara nga BE, në Itali dhe Francë. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtarisht e quajtur “double cross checking”, kur analizat kryhen paralelisht në dy ose më shumë laboratore, për të nxjerrë konkluzione të sakta.”

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al