Panariti: Produktet “Made in Albania”, kjo është bujqësia që po mbështesim

Prodhimet “Made in Albania” të fermerëve shqiptarë po mbështeten me teknologjinë më të përparuar bashkëkohore. Një vit më parë, fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve, pësuan dëme të rënda nga përmbytjet. Sera të tëra u shkatërruan thuajse plotësisht, duke reflektuar humbje të konsiderueshme në tregun vendas dhe atë rajonal.

Gjatë një viti, falë mbështetjes së qeverisë dhe fondit prej 750 mijë dollarësh të USAID, u sigurua asistencë teknike dhe financiare për fermerët, në zonat e dëmtuara nga përmbytjet U rindërtuan 3 modele te reja serash të tipit tunel me parametra që garantojnë qëndrueshmëri, mikroklimë më të mirë dhe rezistencë të lartë. Serat e reja me lartësi 2,4 metra mundësojnë ventilimin e plotë në rast temperaturash, si dhe janë të përshtatshme edhe për mbjellje të kulturave te tjera bujqësore.

Në fshatrat Kafaraj, Ade, Frakull, e Vjosë të Fierit janë rreth 90 ha të mbjella me luleshtrydhe. Nëpërmjet këtij programi asistence u krijua një pikë grumbullimi, me makineri paketimi, të cilat përmbushin standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore sipas kërkesave të tregjeve të eksportit, si dhe u mundësua trajnimi i mbi 60 fermerëve mbi praktikat e reja bujqësore për luleshtrydhen.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, drejtori i USAID për Shqipërinë, Marcus Johnson, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të zonës, u rikthye pas një viti në serat e reja të fermerit Xhemil Hamataj, përfitues i programit mbështetës.

Një prej hartuesve të projektit, duke treguar sipërfaqen mbi të cilën ngrihen serat e reja, u shpreh se modelet e rinovuara u lejojnë fermerëve të ndryshojnë në të ardhmen natyrën e produkteve të tyre. “Këtu ka qënë pjesa që u dëmtua tmerrësisht, gati 3 dylym të fermerit Xhemil Hamataj. Pas kësaj Marcus bëri një premtim në emër të USAID për të ndihmuar zonën. Filluam të zbatojmë një projekt zhvillimi për këtë territor. Krijuam një model që të mos jetë vetëm për luleshtrydhe, por edhe për kultura alternative, në mënyrë që në rast të një ndërrimi të kulturave, që ndonjëherë fermerët janë të detyruar ta bëjnë, ai e ka mundësi sepse mund të mbjellë aty dhe domate.”

Ambasadori amerikan Donald Lu, duke marrë fjalën u shpreh se mbështet nismën e qeverisë për t’i kaluar bashkive, përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. “Edhe pse kam qenë në Shqipëri vetëm për një vit, miqtë e mi shqiptarë më thonë se cikli i përmbytjeve ndodh rregullisht.

Ministri Panariti më tha të hënën se qeveria po ia kalon bashkive përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. Ne e mbështesim plotësisht këtë nismë dhe i bëjmë thirrje qeverisë t’u japë atyre, jo vetëm autoritetin, por edhe burimet teknike dhe monetare, që ta zgjidhin këtë problem. Reforma territoriale dhe administrative kishte për qëllim të përmirësonte sigurimin e shërbimeve në nivel lokal”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama tha se zotimi i qeverisë për rikuperimin e dëmeve tashmë është një premtim i mbajtur. Duke shprehur kënaqësinë që fermerët fierakë iu rikthyen normalitetit të punës së tyre, kryeministri theksoi se objektivi i qeverisë është që marka “Made in Albania” të certifikohet dhe të bëhet e besueshme ndërkombëtarisht. Kryeministri bëri me dije se do të vihet në dispozicion të fermerëve një fond prej 300 milion euro në 3 vjet, i cili do të krijojë kushte për ta dhe për prodhimin bujqësor e blegtoral apo për peshkimin që të jepen kredi në interesa shumë të ulëta, të cilat garantohen nga qeveria.

Burimi:(integrimionline\ E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al