Panariti­-Corradini : Bashkëpunim me universitetin italian në fushën e akua-kulturës

PanaritiBashkëpunimi në fushën e akua-kulturës dhe mbështetja për kryerjen e analizave laboratorike, double cross (paralelisht në Shqipëri dhe Itali), ishin temë kryesore e takimit që po zhvillon sot në Tiranë, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti me delegacionin italian të kryesuar nga rektori i Universitet Bujqësor të Camerinos, Flavio Corradini.
Gjatë këtij takimi u vu theksi ne forcimin e bashkëpunimit midis dy Universiteteve Bujqësore, shqiptar dhe italian në fushën e trajnimeve dhe kërkimit shkencor, si pararoje e zhvillimit të qëndrueshëm te sektorit te peshkimit.
Delegacioni i akademikëve italian në fushën e bujqësisë dhe akuakulturës, ka nisur një vizitë dy ditore në vendin tonë. Në axhendën e kësaj vizite parashikohet një takimin edhe me rektorin e UBT, Prof. Bahri Musabelliu si dhe vizita në resortin e akuakulturës në Durrës.
Akua-kultura është një nga sektorët prioritar në politikat e dikasterit të Bujqësisë, që po merr vëmendje të madhe për përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe zhvillimin e peshkimit.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al