Panariti-AKU: Nënshkruajn dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut”

Panarit AKU 11Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nënshkruan dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut” Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Isuf Shehu, nënshkroi të premten në Ministrinë e Bujqësisë, dokumentin e “Politikës së Menaxhimit të Riskut të AKU-së”.Dokumenti i Politikës së Menaxhimit të Riskut është pjesë e masave që duhet të finalizohen përpara Samitit të Kryeministrave që do të zhvillohet më 4 Korrik 2016 në Paris dhe është në përputhje me agjendën e lehtësimit të tregtisë dhe të konektivitetit në rajon, në kuadër të procesit të Berlinit dhe Samitit të Vjenës.

Panarit AKU 111Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmon Panariti, i pranishëm në nënshkrimin e dokumentit të Politikës së Menaxhimit të Riskut të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), u shpreh se, “menaxhimi i riskut, i zbatuar me rigorozitet nga AKU, do të rrisë sigurinë dhe standardet e cilësisë së ushqimeve”

Fjala e plotë e Ministrit të Bujqësise, Z.Edmond Panariti gjatë nënshkrimit e dokumentit të “Politikës së Menaxhimit të Riskut të AKU-së”.

Për mua sot është një ditë shumë e rëndësishme, sepse arrijmë të nënshkruajmë një dokument themelor për AKU-në, që është dokument i politikës së menaxhimit në bashkëpunim me IFC-në dhe me Bankën Botërore. Ky është një dokument themeltar i gjithë politikës sonë për sigurinë ushqimore, sipas parimit tashmë të njohur europian ‘nga ferma në tavolinë’.

Ky system i menaxhimit të riskut, konsiston në një ekuilibër të mirëpërcaktuar, të shumë aktorëve që merren me identifikimin, karakterizimin, menaxhimin dhe eleminimin e riskut, me përgjegjësi të mirëpërcaktuara dhe që synojnë për të ofruar sigurinë maksimale për produktet ushqimore dhe natyrisht një transparencë maksimale të elementëve të kësaj sigurie ndaj konsumatorit. Siguria ushqimore në Shqipëri, po shënon çdo ditë e më shumë hapa progresivë të përmirësimit të ndjeshëm, sepse po punjnë insitucionet, po rritet përgjegjshmëria e publikut dhe ndjeshmëria e tij, ndaj parandalimit të rreziqeve ushqimore.

Trupat e inspektoriatit janë në mënyrë konstante në terren, pranë bizneseve në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor, janë pranë serave, janë pranë stallave së bashku me agronomët, për të zbuluar rrezikun që në origjinë dhe për ta ndjekur në të gjitha hallkat e transferimit të tij nga ferma në tavolinë. Kjo përqasje e re ka bërë të mundur, që edhe rastet e intoksikacioneve në ushqime të jenë pothuajse të papërfillshëm, natyrisht që evidentohet edhe në statistikat e prevalencës dhe të incidences, qoftë në nga sëmundjet e transmetueshme nga kafshët tek njeriu, qoftë edhe të helmimeve të ndryshme me natyrë ushqimore. Kjo vërtetohet edhe nga indpektorët e Shëndetit Publik, kjo do të thotë që politika jonë e re manaxhimit të riskut në fushën e sigurisë ushqimore, është një politikë që po funksionon më së miri.Panarit AKU

Dëshiroj që në këtë rast të tërheq vemëndjen edhe për ndonjë situatë të ditëve të fundit, ku në disa media apo rrjete sociale po stigmatizohet padrejtësisht prodhimi bujqësor shqiptar. Për mua nuk ka mesazh më të gabuar më të papërgjegjshëm që mund t’i drejtohet publikut shqiptar, duke stigmatizuar prodhimet shqiptare, të cilat janë prodhime të freskëta, të cilat janë prodhime të sigurta dhe që kjo vërtetohet jo vetëm nga certifikatat e analizave nga laboratorët rajonalë dhe nga ISUV, por nuk këmi absolutisht asnjë rast reklamimesh të pasigurisë në këto produkte, pasi produktet shqiptare nuk lëvizin vetëm brenda vendit, por edhe në tregjet rajonale.

Ato lëvizin edhe në tregjet e BE-së dhe ne nuk kemi pasur deri tani asnjë rast të reklamimit të ndonjë ndotësi, pesticide apo hormoni, për të cilët po flitet kaq shumë sot nëpër media. Natyrisht jemi në një shoqëri të lire. Gjithësecili është i lirë të shprehë mendimin e tij, por duhet të jemi të përgjegjshëm që nëse deklarojmë diçka, ta bëjmë në mënyrë të përgjegjshme, aq më tepër për ushqimin që konsumohet në mënyrë të përditshme, për të cilin konsumatori shqiptar ka ndjeshmëri shumë të lartë. Ne jemi të angazhuar që të bëjmë transparente të gjitha analizat që kryehen sistematikisht në të gjithë zinxhirin ushqimor. Unë do të jap urdhër, që mostrat e analizave tona, përveç kontrollit nga insitutet dhe laboratoret përgjegjës, një pjesë e të cilave janë të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht, këto mostra të analizohen në mënyrë të njëkoshme edhe në qendrat e referencës ndërkombëtare të kontrollit të produkteve ushqimore . Edhe këto analiza do të bëhen transparente .

Por, më lejoni të siguroj edhe njëherë, që prodhimet udhqimore shqiptare, qofshin ato me orgjinë bimore, qofshin ato me origjinë shtazore, janë nën kontroll të rreptë, nga shërbimi veterinar, ai agronomik, nga inspektorët e ushqimit dhe nga të gjitha institucionet e tjera që janë në varësi të AKU-së dhe të Ministrisë së Bujqësisë. Ne zbatojmë me rigorozitet ato përgjegjësi që na njeh ligji i ushqimit. Sigurisht ka shumë për të bërë.

Më lejoni t’ju them që shumë shpejt, nga projekti i financuar nga BE, laboratorët rajonalë do të pajisen me pajisje moderne, të cilët do të bëjnë të mundur që spektri i analizave për praninë e ndotësve në zinxhirin ushqimor të zgjerohet akoma edhe më shumë, duke e sjellë sitemin e orgazimit laboratorik nga rrjeti prej 7 laboratorëve rajonalë dhe një insitucion qëndror, duke e sjellë në një spektër më të gjerë në rang të analizave që kryen sot BE-ja.

Sot, shpreh konsideratën time për këtë dokument shumë të rëndësishëm të politikave të menaxhimit të riskut. I uroj suksese AKU-së dhe të gjithë aktorëve që janë të përfshirë në sistemin e gjurmimit dhe parandalimit të ndotësve në zinxhirin ushqimor, duke shprehur bindjen që puna jonë do të vazhdojë me shumë insistim dhe pa asnjë lloj kompromisi, për të parandaluar praninë e ndotësve në zinxhrin ushqimor.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al