Panariti: Bujqësia lokomotiva e ekonomisë tonë

PanaritiFondi Evropian për Investimet (FEI) dhe Fondi Besa (BESA) kanë nënshkruar sot marrëveshjen e parë të garancisë, me qëllim mbështetjen e mikro-bizneseve në Shqipëri në kuadër të Programit të Bashkimit Evropian për Punësimin dhe Inovacionin Social (EaSI).

Kjo marrëveshje e re garancie, në kuadër të EaSI me institucionin mikrofinanciar jo-bankar BESA, do të mbulojë një portofol kredie prej 3 miliardë lekësh (konvertuar në 22 milionë euro) për huamarrësit e vegjël, duke u përqëndruar në sektorin e agrobiznesit dhe aktivitetin sipërmarrës të së rinjve. Më shumë se 5.000 huamarrës të vegjël me mundësi të kufizuar në financime pritet të përfitojnë nga ky transaksion.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka kërkuar sot mbështetje për bujqësinë. Në konferencën e mikrofinancimit, Panariti ka thënë se, ky sektor ka nevojë për financim dhe fondet duhet të jenë prezente në të gjithë vendin ‘’Bujqësia ka nevojë aq shumë për financim. Të mbështesim bujqësinë të rrisë kapacitetet. Fondet e mikrofinancimit, prezente në të gjithë vendin. Bujqësia, lokomotiva e ekonomisë tonë’’, është shprehur ministri i Bujqësisë.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al