Ministri Panariti në Forumin e OKB në Gjenevë, kërkon bashkëveprim rajonal dhe mbështetje financiare për bujqësinë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, merr pjesë në Forumin Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, në Gjenevë. Ministri shqiptar i Bujqësisë ishte pjesë e panelit kryesor të ekpertëve për zhvillim të qendrueshëm të ekonomisë, sektorit bujqësor dhe sigurisë ushqimore.

Gjatë fjalës së tij, ministri Panariti theksoi sfidat, me të cilat përballet ekonomia botërore dhe impaktin e strategjive afatagjata në zhvillimit e saj, duke marrë në konsideratë ndryshimet klimaterike, politikat mbrojtëse për mjedisin, luftën kundër varfërisë dhe instrumentat e duhura për të vepruar në një aksion të përbashkët të të gjithë faktorëve vendimarrës. Por, për Ministrin Panariti, kjo nuk mund të realizohet vetë, ndaj ka kërkuar mbështetje më të madhe financiare nga organizmat ndërkombëtare, për një veprim të unifikuar ndaj këtyre sfidave, të cilat kanë të bëjnë me “përballimin e sëmundjeve zonotike, ndryshime klimatike, përmbytjet, prodhimit vendas, rritja e eksporteve, etj.

Ndërkohë, Ministri Panariti foli edhe për zhvillimet e bujqësisë shqiptare, rritjen e saj, të prodhimit dhe eksportit të produkteve bujqësore, ndërkohë që mbështetje për të.

“Bujqesia shqiptare ka njohur në këto tre vite ndryshime rrënjësore, për të qenë pjesë integrale e tregut global. Por, në të njëjtën kohë, bujqësia shqiptare kërkon investime, kërkim shkencor dhe financime, pasi ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare”, theksoi Ministri Edmond Panariti, duke shtuar se, “nevojiten politika rajonale të koordinuara, për një ndërveprim të Komunitetit Nderkombetar”.

Ministri Panariti, gjatë ndarjes së eksperiencave të vendeve të tyre, me pjesëmarrësit në këtë forum, foli edhe mbi kontributin e bujqësisë në zhvillimin e qëndrueshëm, koordinimin ndërinstitucional dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe sfidat që duhen përballur. Ministri theksoi gjithashtu se, “këto objektiva janë përfshirë në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit 2015-2020 si dhe në Axhendën e Integrimit Europian”. “Ministria e Bujqësisë po pregatit një plan 2-vjeçar për zbatimin dhe monitorimin e këtyre objektivave globale. Bujqësia jep rreth 23 % te GDP; me rreth 42 % të punësimit në total. Në vazhdim, puna do të fokusohet në sigurimin e një ushqimi të shëndetshëm, mbështetja e fermave familjare dhe produkteve të vendit, sidomos atyre organike, në aksesin në treg dhe informacionin mbi çmimet e produkteve bujqësore. Gjithashtu, rëndësi të veçantë kanë dhe administrimi i qëndrueshëm i ujrave, ndryshimet klimatike dhe zbatimi i praktikave të prodhimit që përshtaten me këto ndryshime, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve të peshkimit, etj. Ndërsa Ministria e Bujqësisë po rrit kapacitetet për statistikat bujqësore, si dhe monitorimin e indikatorëve të zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjitha këto programe do të mbështeten me një buxhet të veçantë”, theksoi Panariti.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al