Panariti-De Castro: Rritja e kapaciteteve të peshkimit nga flota shqiptare nëpërmjet modernizimit me mjete bashkëkohore

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u takua me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin Europian, Paolo de Castro. Ministri Panariti e informoi europarlamentarin de Castro mbi reformat në fushën e bujqësisë.

Në mënyrë të veçantë u diskutua për sfidat e sektorit të peshkimit dhe të akuakulturës, ku hapja e eksporteve për molusqet dhe zgjerimi i eksportit të prodhimeve të detit ishin tema qëndrore e bisedës. Ministri Panariti kërkoi rritjen e mbështetjes europiane në ndërtimin e porteve të peshkimit, merkatove të peshkut dhe kantiereve të riparimit të anijeve.

Europarlamentari de Castro, theksoi nevojën e përmbylljes sa më parë të një marrëveshjeje në këtë drejtim dhe premtoi mbështetjen e Parlamentit Europian për të siguruar edhe mbështetjen e Komisionit Europian në këtë drejtim. Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e rritjes së kapaciteteve të peshkimit nga flota shqiptare nëpërmjet modernizimit të saj me mjete bashkëkohore.

Burimi:(Integrimi.al / E.S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al