Panariti: Euron e tronditi droga

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti përmes një reagimi ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë.

Panariti thotë se në treg po qarkullon një valutë e lirë, që sipas tij vjen nga tregtia e drogës. Ai thekson se kjo valutë po thellon deficitin tregtar.

Reagimi i Panaritit

Valute e lirë me tepri nëpër xhepa, çanta dhe thasë. Finalja operacionale e tregtisë së drogës. Me një sistem të vetin paralel financiar, kjo masë qarkulluese po pompon lekun për t’i zënë vendin në shitblerje e transaksione. E pambështetur, nga prodhimi dhe eksportet po thellon deficitin tregtar dhe falimenton prodhuesit, bizneset. Askush nuk kupton asgjë! Ose bëjmë sikur nuk kuptojmë! Si ta shpjegojmë që leku po tejnxehet në një ekonomi në ngrirje të thellë.

Surealizëm financiar…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al