Panariti: Experienca Hungareze në procesin e integrimit në Be, e vyer

edmond-panariti-1Ministri Panariti dhe Ambasadori i Hungarisë, Antal Heiser, marrin pjesë në seminarin organizuar nga Ministria e Bujqesisë dhe zyra e FAO.

Ministri Panariti dhe Ambasadori i Hungarisë, Antal Heiser, marrin pjesë në seminarin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe zyra e FAO në Shqipëri, me specialistë të administrates, me synim këmbimin e eksperiencës me institucionet homologe hungareze në tre fusha: 1. Vreshtaria dhe prodhimi i verës (standardet e BE, regjistrat e vreshtave dhe prodhimi i markës, produktet lokale me origjinë dhe tregues gjeografik të kontrolluar 2. Statistikat bujqësore dhe sistemi i kontabilitetit në fermë dhe 3. Pagesat direkte në bujqësi: krijimi i rrjetit për asistencën ndaj fermerëve për prezantimin e ankesave mbi mbështetjen financiare. Gjatë vizitës që ka patur në Hungari këtë vit, Ministri Panariti ka kërkuar mbështetjen dhe asistencën hungareze në procesin e negocijmit të 3 kapitujve, të mbetura nga paketa e integrimit në BE, duke vlerësuar eksperiencën e tyre në përafrimin e legjislacionit dhe thithjen e fondeve europiane në projektet e fokusuara në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Në fjalën e tij, Ministri Panariti, vlerësoi mbështetjen hungareze dhe theksoi faktin se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, për këtë asrsye duhet vepruar me siguri dhe maturi në menaxhimin e fondeve të akorduara nga BE për zhvillimin e sektorit bujqësor. Miratimi i reformës në drejtësi, tashmë hap rrugën e antarësimit të vendit dhe bujqësia shqiptare duhet të jetë e përgatitur për të përballuar sfidat e kërkuara nga tregu europian. Trajnimi i administratës është kusht i domosdoshëm në zbatimin e këtyre sfidave dhe mundësia më e mirë për t’i ardhur në ndihmë fermerëve, duke i lehtësuar procesin e aplikimit për fondet europiane. Bujqësia shqiptare ka në dispozicion 70 mil euro, fonde të garantuara nga BE për periudhën 2016-2020 për zhvillim dhe modernizim.

Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë, Antal Heiser ka shprehur kënaqësinë që Hungaria do t’i ofrojë mbështetje Shqipërisë në procesin e antarësimin në BE duke ofruar trajnime dhe eksperiencën e saj administratës shqiptare.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al