Panariti: Falë Fondit të Garancisë, bankat janë më të prirura t’ju japin kredi fermerëve

unnamedNë kuadër të Muajve të Bujqësisë, Ministri Panariti priti sot për një mëngjes pune, përfaqësues të institucioneve financiare dhe bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Ministri i Bujqësisë, gjatë diskutimit me bankerët, iu bëri një rezyme të situatës së bujqësisë në vendin tonë, duke iu thënë se ky sektor ka njohur një zhvillim të madh. Por, duke vlerësuar rolin e bankave dhe mundësinë e kreditimit, Ministri theksoi se, “tashmë ju, bankat, jeni gjenerator i bujqësisë, për arsye të mundësisë që keni për kredidhenje për fermerët, falë edhe Fondit të Garancisë së ngrirë nga qeveria”. “Bujqësia është motorr i ekonomisë shqiptare. E kombinuar dhe me agroturizëm, është një vlerë e shtuar për zhvillimin e vendin”, theksoi Panariti.
Më tej, duke folur për rëndësinë e mbështetjes financiare që mund të kenë fermerët, Ministri i Bujqësisë iu deklaroi bankerëve, se “kreditë e këqija, janë në minimum nga fermerët, thuajse të papërfillshme nga totali i atyre që keni ju si kredi me njollë”. “Bujqësia prodhon, ka njohur rritje, por bujqit, fermerët duhet të orientohen për kulturat që duhet të mbjellin. Pikat e grumbullimit, grumbulluesit e mëdhenj dhe shërbimni i konsulencës për këta fermerë, do të jetë ata që do t’i orientojnë për kulturat që tregu ka kërkesë, vendas apo i huaj, stinë pas stine”, theksoi ministri.
Më pas, përfaqësuesit e bankave dhe stafi i Ministrisë së Bujqësisë, morën pjesë në një ceremoni të degustimit të vajit të ullirit, edhe ky, aktivitet i organizuar në kuadër të Muajve të Bujqësisë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al