Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka rikthyer në vëmendje një ndër problematikat më të mëdha që po has bujqësia shqiptare, falimentin e prodhimeve bio.

Panariti ka treguar se një javë më parë, fermerët e Lushnjes, i “lanë” rrugët e tyre me qumësht, teksa ka shtuar se diçka e tillë do të vazhdojë.

POSTIMI:

Flakja e mollëve dhe derdhja e qumështit është Agonia e Bujqësisë dhe e fshatit! Mbushur brigjet e lumit Devoll, me kuintale mollësh të pashitura të fermerëve të Mançurishtit ! Një javë më parë, fermerët e Lushnjes, i “lanë” rrugët e tyre me qumësht! E do vijojnë me radhë të flaken edhe të tjera prodhime të zonës! Faliment i plotë! Rrimë dhe vështrojmë këtë shpërdorim dhe “masakër”të pashpirt ! Kjo sepse duhet shitur molla e importit e oligarkëve me 1600 lekë kilogrami. Sepse qumështin, kompostot, marmalatën, reçelin dhe lëngjet e frutave për furnizimin e spitaleve, azileve, qendrave sociale dhe një sërë institucionesh publike, i duam vetëm nga tendera korruptive prodhimesh të importuara. Sepse 20% të kostos së mollës dhe qumështit të vendit do t’ja paguash “haraç” si tatim mbi vlere një shteti i cili nuk të jep as edhe një qindarke subvencion, por të rrjep me taksa dhe tatime!

https://m.youtube.com/ëatch?v=TDlBslTëAdk