Panariti: Grante dhe subvencione për gratë në zonat rurale

ilir-metaMinistri Panariti dhe Koordinatori i FAO-s për Europën dhe Azinë Qendrore, prezantojnë raportin “Aspektet gjinore, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural në Shqipëri”
Mnistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural, dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti dhe përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë dhe Koordinator i Programeve Strategjike për Europën dhe Azinë Qëndrore, Raimund Jehle, prezantuan të martën në Tiranë, raportin e fundit të pregatitur nga FAO me titulli “Aspektet gjinore, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural në Shqipëri”.

Raporti ofron evidenca të pabarazisë gjinore në zonat rurale dhe bën thirrje për mbështetje të grave në fushat e sipërmarrjes.
Duke marrë fjalën, ministri Panariti vlerësoi rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm që kanë gratë, në zhvillimin e ekonomisë rurale.

“Përmes politikave dhe projekteve të ndryshme, ne do të adresojmë subvencione dhe grante të vazhdueshme për të nxitur rolin e gruas në aktivitetin rural, si faktor në rritjen dhe përmirësimin e ekonomisë bujqësore”, tha ministri Panariti.

Kreu i Bujqësisë vuri theksin në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme në zhvillimin dhe promovimin e mekanizmave që nxisin barazisë gjinore mes gruas dhe burrit dhe rrisin aksesin e grave në zhvillimin e komuniteteve lokale rurale.
“Në skemat e subvencioneve kemi mbështetur më së shumti fermat që menaxhohen nga gratë. Por studimi i FAO-s, tregon se kërkohen më shumë projekte gjithëpërfshirëse për rritjen e rolit dhe veprimtarisë së gruasë në aktivitetet rurale”, deklaroi ministri Panariti.

Ndërsa përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle tha se, pabarazia gjinore është pengesë në progresin e zonave rurale.

Sipas tij, raporti evidenton se gratë shqiptare kanë akses të reduktuar në burimet financiare mbështetëse dhe projektet në bujqësi.
Publikimi i sotëm është pjesë e një serie raportesh të cilat analizojnë kushtet socio – ekonomike, ligjore dhe kulturore me të cilat përballen gratë në zonat rurale të Shqipërisë.

Kjo analizë e detajuar e FAO-s është pikënisja për financimin e projekteve të cilat kanë në vëmendje mbështetjen dhe zhvillimin e grave në zonat rurale.

(Burimi:ATSH/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al