Panariti: Interes i ulët bankar për agrobiznesin

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, BERZH-Shqipëri, llogari bashkëpunimi”. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte i pranishëm në mbledhjen e komisionit duke ndarë me deputetët planin konkret dhe duke marrë pyetje e komente nga vetë deputetët. Që në nisje të seancës, deputetët u shprehën që sigurimi me lëndë bazë në Shqipëri e kryesisht për agrobiznesin është problem.

Deputetja Mimoza Hajdarmataj, ngriti shqetësimin se zona e Kukësit ka nevojë për asistencë teknike, se prodhuesit nuk janë fermerë dhe nuk mund të ngrenë një biznes kur nuk kanë asistencë të posaçme. “Kukësi është i pasur natyralisht por i varfër ekonomikisht”, ka theksuar Hajdarmataj.

Deputeti Agron Duka në fjalën e tij, theksoi: “Qeveria duhet të shkojë drejt një qasje më të prekshme në bujqësi, sepse vendi ynë ka kushtet dhe traditën por nuk ka mënyrën e duhur të investimeve, shembull, panxhari i sheqerit, i cili është në fitim zero sepse nuk ka përmirësim nuk ka fabrika, e njëjta gjë edhe me sojën”.

Pas shqetësimit që deputeti Eduard Ndocaj ngriti për reshjet e shumta dhe mungesën e investimeve, ministri Panariti shprehu se sa herë ka rreshje për të personalisht është një detyrë ankthi për sa i përket zonës së Lezhës, por që punime janë bërë, hidrovoret janë në punë dhe në mekanizma të tjerë plotësues.

“Zona e vendeve që kanë përmbytje, janë zona me risk, që do të thotë që është e ndaluar ndërtimi i ndërtesave edhe pse banorët nuk e kanë respektuar këtë konstatim të vazhdueshëm. Është problem i shpërnguljeve që bëjnë banorët nga zona të thella, e që ndërtojnë në fusha e toka që janë në rrezik përmbytje. Kanali i parë është në përgjegjësinë e Ministrisë, i dyti i përket bashkisë dhe i treti është në përgjegjësinë e qytetarit”, ka theksuar Ministri Panariti.

Një problemi tjetër që u diskutua është sistemi i kullimit dhe vadidjes, që sipas ministrit Panariti janë të mbështetura nga kredia. “Në Kukës kemi dy linja bashkëpunimi, e para me Danimarkën dhe e dyta me Gjermaninë, të cilët po ofrojnë mbështetje”, shtoi në fjalën e tij  ministri. Ministria po punon edhe për produktin e patates, e cila ka një kërkesë tregu për këtë në Kosovë, po mbulon koston e farës së zgjedhur të këtij produkti.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al