Panariti-Jurečka: Eksportuesit shqiptarë interes për të hyrë në tregun çek

Panar1Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga një delegacion shqiptar i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe eksportues fruta-perime, zhvilluan sot në Pragë një takim me ministrin e Bujqësisë së Republikës Çeke, Marian Jurečka.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe nxjtja e shkëmbimeve tregtare.

Ministri Panariti nënvizoi se, Çekia mund të mbështesë në përafrimin e legjislacionit shqipëtar me BE, falë eksperiencës së saj në plotësimin e kornizës ligjiore, përkatësisht në procesin e negocjimit të kapitujve 11 për zhvillimin rural dhe 12 për marrëveshjen fito-sanitare dhe veterinare. Në këtë kuadër, ministrat ranë dakord për organizimin e një workshopi në Tiranë, në vjeshtë, ku ekspertët e dy ministrive të identifikojnë çështjet të cilat kërkojnë mbështetje dhe ekspertizën çeke.

Panarit 11Ministri Panariti siguroi homologun çek se eksportuesit shqiptarë kanë shprehur interes për të hyrë në tregun çek dhe tashmë janë disa kompani shqiptare, të cilat eksportojnë fruta-perime. Për të nxitur këtë trend, ministri Panariti i kërkoi ministrit Jurečka, të gjejë një mundësi financimi nëpërmjet sistemit bankar çek ose nëpërmjet fondit të garancisë, të mbështesi kompaninë shqiptare në akizicionimin e linjave të prodhimit për përpunimin e fruta-perimeve, për industrinë e qumështit dhe të mishit. Ministri Jurečka premtoi se, do t’ia adresojë këtë çështje Bankës Tregëtare Çeke, për të gjetur instrumentat e duhura financiare për të kredituar investimet e kompanive shqiptare të cilat operojnë në sektorin bujqësor.

Panar1Gjatë takimit palët nënvizuan nevojën e rritjes së shkëmbimeve në fushën e kërkimit shkencor midis institucioneve të arsimit, mundësi e organizimit të grupeve të stundentëve, të vizitojnë të dyja vendet.

Pas takimit midis dy ministrave, ministri Panariti dhe delegacioni që e shoqëron, vizituan një shoqatë bujqësore me cikël të mbyllur, e cila zhvillon aktivitetin e saj në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të ushqimit për kafshët, në kompaninë prodhuese të traktorave “Zetor”, markë shumë e njohur në tregun shqiptar dhe në një fabrikë të prodhimit të birrës çeke.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al