Panariti: “Kemi nevojë për statistika të besueshme, për të afruar investitorë serioz në bujqesi”.

Ministri Panariti merr pjesë në prezantimin e platformës “Sistemi i Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë” (AGIS)

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mori pjesë në prezantimin e platformës inovative dhe profesionale online AGIS – Sistemin e Informacionit dhe Inteligjencës për Bujqësinë, event ky i organizuar nga Ambasada e Zvicrës dhe projekti i saj “RisiAlbanianë”, në partneritet me Creative Business Solutions (CBS).

Zoti Panariti e quajti këtë platformë një nismë të shkëlqyer dhe vuri në dukje se AGIS do të shërbejë për një bursë potenciale e produkteve agrare dhe duke vepruar si një sistem dinamik të dhënash, shumë shpejt do të kthehet në një element qëndror për këtë sektor.
“Informacionet e statistikat bujqësore, që ndodhen në këtë platformë, në tërësinë e tyre janë një pikënisje per çdo investim ne bujqesi. Kemi nevojë për statistika të besueshme, për të afruar investitorë serioz në bujqesi”, tha zoti Panariti duke shtuar se platforma AGIS do të shërbejë edhe si një pikë referimi për institucione bankare, në mbështetje të sektorit bujqësor.
Ministri Panariti dhe Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf theksuan domosdoshmërinë e financimittë SME-ve dhe të sektorit bujqësor përmes platformave inovative si AGIS, e cila ofron informacion të plotë mbi bujqësinë, përfshirë të dhëna të detajuara mbi prodhimin, tregëtinë dhe financat, me synim rritjen e kredidhëniespër SME-të shqiptare. AGIS (ëëë.agis.al) është një platformë elektronike profesionale dhe burim gjithëpërfshirës të dhënash mbi Bujqësinë në Shqipëri, zhvilluar në funksion të profesionistëve bankarë, konsulentëve të biznesit, ekspertëve të bujqësisë, studiuesve dhe agrobizneseve. Kjo platformë përfshin informacion të hollësishëm statistikor për mbi 75 produkte bujqësore dhe blegtorale.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al