Nga Edmond Panariti

Kursimet tona grabiten ose investohen në biznese jashtë vendit! Dhjetë milionë euro, depozita bankare ishte vjedhja spektakolare më e fundit! Ashtu si dhe më parë autoret e vjedhjes dhe përgjegjësit e sigurisë enden të lire! Por një e treta e depozitave tona janë “tretur” dhe nuk ndodhen fare në Shqipëri! Sasia e valutës se transferuar dhe investuar jashtë është plot 3 miliard euro. Ose një nga tre euro të kursyera dhe depozituara në banke nga qytetarët, nuk ndodhet më aty dhe nuk përdoren për të kredituar shqiptaret dhe bizneset e tyre apo për investime në vend ! Ato para kanë fluturuar jashtë! Depozituesit e parave në banke, mendojnë se ato ndodhen në kasaforta ose të investuara si kredi në ekonominë e vendit! Gabim! Një e treta e parave ka fluturuar jashtë, ndërsa depozituesit vendas kanë vetëm një shifër kompjuterike mbi një copë letër si marrëdhënie apo marrëveshje besimi me bankën. Prandaj edhe Henri Ford thoshte :”Të jeni të lumtur që kursimtarët e thjeshtë nuk e dinë se çfarë ndodh me paratë e tyre, sepse po ta dinin do t’u kishin përmbysur qe pa gdhirë”.