Ish- deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për situatën e krijuar nga vitusi Covid 19 duke thënë se ky virus e ka një pikë të dobët dhe prandaj ne do ia dalim.

Panariti në statusin e tij thekson se pika e dobët e këtij virusi është se ai përgjithësisht përhapet në grup apo rreth të ngushtë familjar, mjedis të mbyllur mes kolegësh pune dhe kjo mënyrë transmetimi në gjuhë epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”.

Statusi i plotë

Ky infeksion e ka një “pikë të dobët” dhe prandaj ne mund dhe do ta mundim!

Prandaj me distancim social, izolim dhe karantinim jemi drejt fitores ndaj tij.

Cila është kjo pikë e dobët?

David Heymann, Kryetar i panelit këshillues të OBSH për sëmundjet ngjitëse dhe katastrofat thotë :
COVID e ka një pikë të dobët! Ai përgjithësisht përhapet në grup apo rreth të ngushtë familjar, mjedis të mbyllur mes kolegësh pune..
Kjo mënyrë transmetimi në gjuhë epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”.

Përse kjo ndodh nuk është ende e qartë!
Megjithatë, kjo krijon një përparësi në luftën ndaj tij, sepse grupet e ngushta mund të identifikohen dhe izolohen më lehtë..
Nga to mund të gjurmohen me shpejtësi edhe kontaktet eventuale të tyre me të tretë duke prerë me shpejtësi zinxhirët e infeksionit.

Kapsula virale (virioni) i koronavirusit është përgjithësisht mjaft delikate dhe nuk reziston gjatë në mjedis dhe asgjesohet..
Për të mbijetuar dhe shumëzuar koronavirusit i duhemi ne!
Vetëm ai vdes!
Prandaj, te mos ja japim këtë mundësi dhe ta lëmë të shuhet..
Por për këtë duhet bashkëpunim me autoritetet dhe ndërgjegje dhe disiplinë e fortë personale!
Kështu ja doli Kina, Singapori dhe Korea e Jugut.
Kështu do t’ia dalim edhe ne.. Patjetër!