Panariti: Mbështetje financiare për investime në blegtori që të garantojmë zbatimin e reformës veterinare në vend

pannaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë pune, në Mamurras të Laçit, ku vizitoi dhe pa nga afër, një kompleks blegtoral në pronësi të fermerit Shpëtim Ndreca, me një kapacitet prej 1000 krerë, ku kapaciteti i njësisë së therjes arrin 40 krerë/orë.

Kompleksi me standarde bashkëkohore, funksionon me cikël të mbyllur duke siguruar vet- përpunimin e ushqimit blegtoral për derrat në rritje, falë investimit në një fabrikë përpunimi dhe ushqimit për blegetori në bashkëpunim me një partner austriak. Kapaciteti prodhues i fabrikës është 8 ton në orë. Ministri Panariti, konfirmoi mbështetjen financiare për investimet në blegtori, duke e cilësuar këtë sektor me potenciale të mëdha për ekonominë rurale.

panarit1Ministri u shpreh se, ka perspektivë të qartë për të rritur kapacitetet në vend, për të plotësuar nevojën e tregut dhe për të minimalizuar importin e mishit të derrit. Kërkohet një rritje e mbështetjes financiare për investime në blegtori në mënyrë që të garantojmë zbatimin rigoroz të reformës veterinare në vend”, u shpreh Panariti.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al