Panariti: Mbulojmë 70 % të tregut në SHBA-Të, certifikojmë markën autentike

PanaritiMinistri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, u shpreh të enjten se, bimet aromatike, mjeksore përbëjnë sektorin pararojë të eksporteve shqiptare.

I pranishëm në Kongresin Kombëtar të Industrisë së Bimëve Aromatike dhe Mjeksore, që zhvilloi punimet sot në Tiranë, kreu i Bujqësisë tha se, Sherebela “Made in Albania” zotëron një pjesë të rëndësishme të tregut amerikan dhe sfida është zgjerimi i këtyre eksporteve.

“Shqipëria mbulon 70 % të nevojave të tregut Amerikan për sherebelë. Ndërsa bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane”-tha Panariti.
Sipas tij, “Shqipëria sot konkuron tregun e eksporteve, me cilësinëe prodhimeve bujqësore. Ndaj duhet të çertifikojmë bimët tona si endemike, si marka autentike shqiptare”- theksoi ministri Panariti në fjalën e mbajtur në këtë takim.

Panari2Duke folur për masat rigoroze që ka ndërmarrë ministria e Bujqësisë, për kontrollin, sigurinë dhe cilësisë e prodhimeve bujqësore, ministri u shpreh se “analizat për ndotësit duhet të kryhen periodikisht dhe sistematikisht, me qëllim garantimin e cilësisë së këtyre produkteve”.

Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet dhe Durrës. Pjesa veriore e vendit është e njohur për prodhimin e sherebelës me cilësi të lartë, ndërkohë që pjesa qendrore dhe jugore e vendit është e specializuar në prodhimin e rigonit dhe timusit .

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al