Panariti në Bernë, merr mbeshtetje në për zëvendësimin e blegetorisë së dëmtuar nga Dermatoza Nodulare

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, u takua në Bernë me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Federale Zvicerane të Bujqesise, Bernard Lehmann, ku mori mbështetjen për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike në disa fusha të bujqësisë në vendin tonë.

Fillimi i një projekti të përbashkët për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga semundja e Dermatozës Nodulare, si dhe përmiresimi i racës së gjedhit, ishte në qendëe të bisedave me ministrit Panariti dhe Drejtorit Lehmann. Pala zvicerane u angazhua që të dërgojë një tufë të përzgjedhur lopësh rrace në zonat e prekura, me qëllim zëvendësimin dhe permiresimin e racave të gjedhit. Ndërsa një ekip ekspertësh zviceranë të blegtorisë, do të mbeshtesin të gjithë procesin.

Ministri Panariti i kerkoi drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e kapaciteteve laboratorike për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave kimike.

Ndërkaq, Lehman, Drejtori i Zyrës Federale të Bujqesisë, premtoi mbështetjen për bazën laboratorike.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al