Panariti në Devoll: “Ne synojmë t’i japim 5 % buxhetit për bujqësisë dhe të bëjmë zero taksat për bujqësinë dhe për fermerët

Ministri i Bujqësisë njëherazi kandidat në listat për deputet në qarkun e Korçës ka vijuar me takimet elektorale me banorët e Devollit për të biseduar për problematikat dhe shqetësimet e tyre. Pjesa më e madhe e tyre merret me bujqësinë dhe blegtorinë.

“E di që ka pakënaqësi për sa i përket përfituesve nga skemat e subvencioneve në bujqësinë. Synojmë t’i japim 5 herë më shumë këtij sektorit dhe t’i bëjmë zero taksat për bujqësinë, për fermerët”, është shprehur Panariti në takim.

Ministri ka ndarë me ta shqetësimin për mungesën e tregjeve për të shitur prodhimin bujqësor dhe blegtoral dhe për mbrojtjen e prodhimit në pikun e shitjes se tij. Nga bisedat me ta janë nxjerr mësime të vlefshme dhe këto LSI i ka përfshirë në programin qeverisës.

“Fondet për bujqësinë nuk kanë qenë aq sa do të kishte nevojë ky sektor. Për këtë arsye menduam një skemë kreditimi nëpërmjet fondin e garancisë për të mundësuar kredite me interes të ulët. Kërkojmë bashkëpunimin me ju për t’iu përgjigjur në kohë problematikës që mund të hasim nga shitja e imputeve bujqësore, fara fidane pa garanci të cilësisë së tyre Blegtoria ka një sfidë përsa i përket çmimit e qumështit, djathit i cili ka nevojë për subvencionim për të kompensuar çmimin e ulët i shitjes. Prodhimet tona duhet të dominojnë tregun tonë dhe të arrijnë tek konsumatori”, tha Panariti.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al