Panariti në fshatin e tij të origjinës: Krahina që bëri histori dhe me natyrë të mrekullueshme u la në harresë, do t’ju bëj rrugën në mënyrë urgjente dhe më pas nisim investimet dhe mbështetjen për këtë zonë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qakun Korçë, njëkohësisht dhe Ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi dje fshatin e tij të origjinës, Panarit, ku pa nga afër situatën e vështirë ekonomike të kesaj zone të thellë. Gjatë bisedës me patriotët e tij, Panariti tha se, kjo zonë ka mbetur e harruar, është lënë pas dore dhe ndodhet në gjëndje të vështirë ekonomike, vetëm për pak kilometra rrugë. Ministri i Bujqësise shprehu dhe gëzimin qe ndodhej në fshatin e te parëve të tij, “një zonë me mjaft vlera historike, për zonën e Korcës, por edhe të të gjithë vendit, aty ku kanë lindur të parët e mi patriotë”.
“Rruga këtu është problemi kryesor juaji, ndaj ju jap fjalën që nuk do të jeni më as të harruar e as të izoluar dhe në këtë gjëndje. Rruga do të jetë e para që do të ndertohet, shumë shpejt, dhe më pas, do të ketë dhe mbështetje për ju, pasi në programin e LSI, fermeret, bujqesia e blegtpria, janë nga prioritetet kryesore”, theksoi Panariti. Gjatë diskutimit me patriotët e tij, Panariti dëgjoi edhe shqetësimet e tyre, që kanë të bëjnë mungesën e një ambulance, të një mjeku për banorët e zonës, mungesa e shitjes së prodhimeve bujqesore etj.
Ministri Panariti, pas vizitave në disa familje panaritase, pa nga afër dhe një baxho, e cila veçse është një biznes i mirë familjar, iu vjen në ndihmë dhe blegtorëve të zonës, pasi grumbullon dhe qumështin e tyre. “Ndihma per biznesin familjar, biznesin e vogël, ulja e taksave per këto biznese, heqja e TVSH-së dhe taksave per bujqësinë e blegtorinë, është pika kryesore e programit të LSI, i cili do të jetë e vetmja mundësi pët zhvillimin e fshatit dhe të bujqësisë”, tha Panariti.
Kandidati për deputet, gjatë rrugës, u ndal dhe në fshatin Shtyllë, ku takoi disa orej bamorëve te zonës dhe dëgjoi shqetesimet e tyre. Panariti iu kërkoi mbështetje për LSI më 25 qershor, me qellim që mundësitë për zhvillimin e fshatit, të jenë të prekshme.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al