Panariti në Has: Hapja e thertoreve dhe tregjeve të mishit, në këtë situatë do ishte vrastare

panaritiMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte në Has, një nga zonat më numrin më të madh të gjedhëve të prekura nga Dermatoza Nodulare. Teksa e cilësoi situatën serioze, Panariti kërkoi zbatimin me përpikmëri të masave dhe urdhrave të lëshuara nga kjo ministri, për të mos dëmtuar masivisht blegtorinë. Ministri tha se hapja e tregjeve të mishit të gjedhit dhe thertoreve në këtë situatë do të ishte vrastare.

Panariti bëri të ditur se vaksinimi në zonat e prekura do të vijojë dhe janë të disponueshme 165.000 doza. Sipas tij, në shkallë vendi janë 280 raste të prekura dhe të lokalizuar kryesisht në zona veriut dhe sipas tij, në sajë të këtyre masave është bërë izolimi për përhapjen në jug.

Në qarkun e Kukësit janë evidentuar mbi 35 vatra dhe janë prekur më shumë se 120 krerë, ndërsa një numër edhe kanë ngordhur. Ministri Panariti theksoi se për banorët e dëmtuar do ketë edhe kompensim të dëmeve, ndërsa kërkoi mbështetjen e qeverisë tonë, por dhe BE dhe donatorëve të tjerë për të përballura këtë situatë.

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al