Panariti në Romë : Marrëveshje mes dy vendeve në bujqësi dhe peshkim

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti u takua në Romë me homologun e tij italian, Maurizio Martina. Të dy ministrat firmosën marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe të peshkimit. Kjo marrëveshje i hap rrugën projekteve të përbashkëta dhe investimeve italiane në bujqësi, peshkim dhe akuakulturë. Pjesë e marrëveshjes janë skemat e sigurimeve në bujqësi, investimet në frutikulturë dhe në sektorin e peshkimit.
Sipas marreveshjes së nënshkruar nga dy ministrat, Panariti dhe Martina, Italia angazhohet të ndihmojë Shqipërinë edhe me mbështetje institucionale dhe ekspertizë në hapjen e negociatave për në BE, veçanarisht në kapitujt 11, 12 dhe 13. Marrëveshja hap rrugen dhe lehtëson investimet e drejtëpërdrejta në bujqësi nga pala italiane. Italia është një nga partnerët dhe mbështësit kryesor të bujqësisë shqiptare në hapat e saj drejt BE-së.
Gjatë vizitës së tij në Itali, Ministri Panariti zhvilloi një takim edhe me Administratorin e Zyrës Amerikane për Bujqësinë për Evropën Juglindore në Ambasadën Amerikane në Romë, Fred Giles. Ministri Panariti diskutoi me Administratorin Giles mbi modernizimin dhe gjurmueshmërinë e sektorit të peshkimit, projekte për mbështetjen e bujqësisë në zonat e varfra të Shqipërisë, si dhe sektorin e ullirit dhe vajit të ullirit. Administratori Giles e siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e zyrës që ai përfaqëson në këto drejtime.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al