Panariti: Produktet bujqësore shqiptare janë tërësisht të sigurta

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi te merkuren në  emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe se produktet bujqësore shqiptare janë tërësisht të sigurta.

“Unë jam konsumator dhe toksikolog! Unë ju siguroj që konsumatori shqiptar është sot më i sigurt se kurrë. Është krijuar një ide se në kohën e komunizmit hanim produkte bio. Kjo është një mit dhe një e pavërtetë e madhe”-tha Panariti.

Ministri theksoi se ideja e krijuar se në komunizëm, shqiptarët hanin produkte bio është e rreme, duke theksuar se shumë pesticide që përdoreshin atëherë, tani janë të jashtëligjshme dhe jashtë qarkullimit.

12993325_943783342395407_1927647229515108723_n

“Ne nuk lejojmë hyrjen e pesticideve që nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ato janë pesticide dhe insekticide të biodegradueshme. Nuk janë lindani, eksaklorani që bënin kërdi në komunizëm dhe sot i kemi akoma të pa shkatërruara. Duhet respektuar protokolli i spërkatjeve, sipas udhëzimeve përkatëse. Fermeri duhet të jetë i përgjegjshëm që domatja dhe kastraveci duhet të respektojë periudhën një javore për ta hedhur në treg pasi është spërkatur. Domatja e tregut shqiptar shkon në Gjermani”-deklaroi ai.

Panariti foli edhe për bllokimin nga Maqedonia të prodhimeve shqiptare, duke theksuar se i gjithë qëllimi është konkurrenca. (Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al