Panariti nga Korça: “Do të mbrojmë votën që synohet të deformohet, vullneti popullor nuk mund ti nënshtrohet presionit dhe intimidimit”

Kandidati për deputet që kryeson listën e LSI-së në qarkun e Korçës, Edmond Panariti, ka dalë në një konferencë për mediat në Korçë, nga zyrat e LSI, nga ku ka theksuar se do të ankimojnë ndalimin dhe shoqërimin e koordinatorëve të kësaj force politike pranë organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu Panariti, bllokimin pa arsye të procesit të numërimit nga komisioner të PS e cilëson si farsë të inskenuar ndaj LSI.

Fjala e plotë:

“Ndodhem këtu për të denoncuar arrestimin flagrant të një komisioneri të LSI-së, pa asnjë provë dhe duke dëmtuar kështu edhe procesin. Njëkohësisht janë ndaluar dhe 3 drejtues të LSI në lagje, duke ushtruar detyrën e tyre, pa asnjë arsyetim e shkak. Madje, njëri prej tyre është liruar sapo ka përfunduar votimi. Më e keqja është se nuk ka asnjë komunikim nga organet kompetente dhe asnjë sqarim. Ndërkohë, sapo jam njoftuar se në Pustec, ka një tentativë nga komisionerët e PS për të penguar numërimin e votave, për ta shtyrë atë.
Vetëm LSI ka pasur të ndaluar e arrestuar, pa asnjë shkak dhe kjo tregon panikun e PS nga fitorja e LSI.

Të gjitha këto do të jenë pjesë e një dosjeje ankimore të LSI, pasi edhe prokurori ka bërë shkelje të ligjit. Askush nuk mund të deformojë vullnetin e popullit dhe për këtë situatë, akuzoj forcat politike që kanë mekanizmat, siç është policia. Jam optimist që pavarësisht nga këto shantazhe, nuk e ndryshojnë dot verdiktin e popullit dhe askush nuk mund të dëmtojë qytetarinë korçare”.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al