Panariti-Peleshit: Krimin dhe kriminelët i gjen te fletushkat fiktive analitike të AKU-së, pa shifra, pa standarte, që ushqejnë alarmet e rreme të tipit “alert”

Pas reagimit të Ministrit Peleshi, ku shprehej për deputetin e LSI, Edmond Panariti se ky i fundit mashtron me vetëdije ka ardhur dhe reagimi i deputetit të LSI-së. Panariti me anë të një postimi në Facebook shprehet se krimi gjendet në fletushkat fiktive analitike të AKU-së, pa shifra, pa standarte, që ushqejnë alarmet e rreme të tipit “alert”

Më poshtë statusi i plotë:

Zoti Ministër i Bujqësisë ! Unë kriminel? Mos more! Krimin dhe kriminelët i gjen te fletushkat fiktive analitike te AKU-se, pa shifra, pa standarte, që ushqejnë alarmet e rreme te tipit “alert”. Dikush përkujdeset për ti bërë ato publike në media për panik publik dhe për favoritizem. Këto shiko dhe mos u merr me mua sepse kjo nuk eshte personale, zotëri! Në fakt i kam dëgjuar këto sajesa, tip parafabrikatesh edhe për aflatoksinat dhe hormonet,që po tmerrojnë kot së koti konsumatoret. Ndërsa AKU, hesht! Kjo është e vërteta! Të cilen ju e quani, krim. Sa për depurimin.. Midhja nuk e ka të nevojshme, mjaft që ti thoni Kryetares tuaj te Bashkisë të Sarandes, që të mos i shkarkojë fekalet e qytetit në kanalin e Cukes.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al