Panariti: Prioriteti i LSI-së janë interesat e shqiptarëve, jashtë të cilave nuk merr asnjë vendim.

unnamedMinistri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin “Forum” të TV1 – CHANNEL në Shkodër, tha se Bujqësia Shqiptare ka një rritje te ndjeshme, ku nga 18 % të prodhimit të përgjithshëm bruto, tani ka mbërritur në 20 %. Ndërsa duke iu referuar këtij viti, Panariti tha se janë marrë rezultate spektakolare:

“Në fund të këtij nëntëmujori, në krahasim me një vit më parë, si prodhim dhe eksport vjetor, ne kemi pasur dyfishim të prodhimit të eksportit të frutave, 60 % më shumë eksport të perimeve, kemi pasur gati trefishim të eksportit të vezëve, kemi pasur rreth 35 %  më shumë  eksport të bimëve aromatike dhe mjekësore dhe njëkohësisht kemi pasur një rritje në masën 25 %  të eksportit të produkteve të peshkut. Pra, bujqësia qartazi po tregon një dinamikë fortë zhvillimi”, theksoi Ministri Panariti.

Më tej, ai kujtoi se, tani fermerët shqiptarë janë para një shansi të ri, fondeve grand të Bashkimit Evropian, që arrijnë në 91 milionë Euro.

“Fermerët shqiptarë ndodhen përpara një shansi te ri, që janë fondet e Bashkimit Evropian. Fondet janë rreth 91 milionë Euro, të cilat janë në dispozicion në trajtën e grandeve për të gjithë ata që marrin përsipër të investojnë në bujqësi, qoftë në pika grumbullimi, qoftë në stalla, qofëe në sera, qoftë në pemishte. Këto mund të jenë përfitues në trajtën e grandeve. Sigurisht, për të përfituar këto fonde, duhet që të paraqitesh një aplikim të suksesshëm dhe për këtë arsye, ne kemi vendosur që t’i ndihmojmë fermerët nëpërmjet disa zyrave që kanë filluar të krijohen dhe që duhet të jenë afërsisht rreth 50!  Kemi krijuar deri tani 10 zyrat e para dhe po e shtrijmë procesin,  në mënyrë që të ndihmojmë fermerët për të shkruar një projekt, se ka fermerë që nuk dinë ta shkruajnë projektin, është normale kjo se nuk kanë as kohë. Pra,  po i asistojmë fermerët që me shkrimin e projekteve”, vijoi më tej Z.Panariti në intervistën e tij.

Me cilësinë e anëtarit te Kryesisë së LSI-së, Panariti foli edhe për koalicionin qeverisës, të cilin e quajti të suksesshëm, ndërsa, lidhur me vazhdimin e këtij koalicioni edhe në zgjedhjet e vitit 2017,  tha se i duhet lëne kohë, kohës:

“Nxitimet asnjëherë nuk janë produktive ,pra çdo gjë duhet ti nënshtrohet një analize ! Siç thashë, koalicioni është funksional, është ne sintoni, gjithsesi duhet bere një bilanc, dhe ne duhet ti drejtohemi anetaresise. Ky nuk është si një vendim qe  mund ta marre thjeshte kryetari i partisë apo kryesia, por ne duhet ta konsultojmë ketë sigurisht me strukturat e partisë, me votuesit tanë duhet të marrim të gjitha sensibilitetet e tyre dhe në një analize të fundit do të konsolidojmë,do të kristalizojmë qëndrimin tonë politik në raport me koalicionin”.   

Edmond Panariti theksoi se prioriteti i LSI-se janë interesat e shqiptarëve, jashtë te cilave nuk merr asnjë vendim.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al