Panariti: Produktet shqiptare konkurojnë në tregjet ndërkombëtare me cilësi

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, zhvilloi sot “Festivalin e Verës Shqiptare”, aktivitet ky në kuadër të Muajve të Bujqësisë dhe që i dedikohet promovimit të produkteve shqiptare.
Në këtë aktivitet, mori pjesë Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, përfaqësues të kompanive të ndryshme të prodhimit të verës, kompanive të tjera shqiptare, si dhe donatorë e përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë.
Ministri Panariti, gjatë fjalës së tij deklaroi se, “Shqipëria është vend që mund të konkurojë me cilesinë e produkteve bujqësore e jo me sasi, pasi me ketë të fundit konkurojnë ato shtete që kanë siperfaqe shumë herë më të mëdha sesa ne”. “Bujqësia shqiptare ka njohur rritje te pamenduar më parë, gjatë këtij viti. Kjo, edhe për faktin se produktet shqiptare pëlqehen shumë, për shkak të cilësisë së tyre. Ndaj dhe tregjet e huaja i kerkojnë shumë. Një nga këto produkte janë edhe verërat shqiptare, të cilat eksportohen në shumë vende dhe kanë një cilësi mjaft të lartë”, thekoi Ministri Panariti.
Organizimi i ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Verës Shqiptare, u zhvillua në kuadër të Muajve të Bujqësisë dhe tashmë është kthyer në një traditë të promovimit të sektorit të prodhimit të verës. Gjatë ceremonisë u zhvillua edhe ndarja e çmimeve për verën më të mirë për vitin 2016.
Çmimin e parë për verën e bardhë e mori Kantina Bejko,Përmet, me verën Debina, çmimin e dytë kandina “Skenderbeu” me verën “Doruntina” dhe të tretin, kantina “Kallmeti” me verën “Kallmeti”.
Për vererat e kuqe, çmimim e parë e mori kandita “Duka” me verën Caberner Sauvignon, vendin e dytë kandina Zadrima, Shkodër me verën Kallmet dhe vendin e tretë, kantina “Rilindja” Korçë me verën “Cabernet”.
Për verërat e vjetëruara, çmimin e parë e mori kandita Kokomani me verën e kuqe “Shën Mhill”, të dytin kantina Nurellai, Berat dhe të tretin, Kallmeti, Lezhë. Ndërsa çmimi special për verën Rose, iu dha kantinës “Skënderbeu”.
Krahas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u organizua edhe një ekspozitë e produkteve shqiptare, gatimeve tradicionale shqiptare, ku të ftuarit patën mundësinë e shijimit të produkteve dhe gatimeve cilësore shqiptare, siç është edhe motoja e «Muajve të Bujqësisë Shqiptare 2016”, “Prodhime origjinale shqiptare” – Cilësi dhe shije që eksportohen kudo!

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al