Ish0-deputeti i LSI-së Edmond Panariti i bën thirrje qeverisë me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook që të garantojë  mobilizim në imobilizim.

Panariti shton se imobilizimin e shpall mjekësia, ndërsa mobilizimin e ka në dorë qeveria, si e vetmja rrugë për të mos u paralizuar dhe fundosur nga COVID!

Postimi i plotë

Qeveria të garantojë mobilizim në imobilizim!
Imobilizimin e shpall mjekësia, ndërsa mobilizimin e ka në dorë qeveria!
Si e vetmja rrugë!
Për të mos u paralizuar dhe fundosur nga COVID!

Do parë mundësia e furnizimit me ushqime me dërgesë me porosi online dhe me pagesë në dorë në dorëzim të mallit ose me kartë për ata që e kanë ! Për të gjithë ne të ngujuarit!
Tu kërkohet supermarketeve ta ofrojnë këtë shërbim online ose me porosi telefonike për ata që nuk kanë internet dhe ndodhen në ngujim!
Televizionet t’i qarkullojnë non stop këto informacione.
Po kështu shërbimet bankare, me “Mobile Banking”.. Shërbimet postare, pensioneve etj.. Pra mobilitet në imobilitet!
Vijnë ata te ti dhe jo ti te ata!
Sepse duke shkuar të ta, do të hasesh me patjetër edhe shumë të tjerë si ti që mund të infektojnë dhe të infektohen.
Me xhepat kohore për furnizim, nga ora kaq deri në aq, ku të gjithë të infektuar ose jo, takohen te dyqani për psonisje nuk kemi gjë në vijë!
Qeveria, tu kërkoje shkollave nëntevjecare, atyre të mesme dhe universiteteve publike, të vazhdojnë procesin mësimor me “distance learning”.. për të mos paralizuar shkollën.
Arsimi jo publik e ka filluar këtë!
Të dalë ministrja dhe ta shpallë fillimin e procesit mësimor në distancë me platforma telekonference.. Urgjentisht..
Kështu përballim dhe zbutim pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të COVID 19..
Kur i kërkon popullit të ngujohet duhet që të levize qeveria ndryshe nuk funksionon!