Panariti: Reforma në sistemin veterinar, garanci për sigurinë e prodhimeve blegtorale

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti mori pjesë të martën në inaugurimin e stacionit veterinar në Fier, si qendra model ku materializohet reforma e qeverisë në sistemin veterinar, për sigurinë ushqimore sipas standardeve të BE-së.

Ministri Panariti u shpreh se, “pas Beratit, hapim sot stacionin e dytë të kontrollit veterinar në qytetin e Fierit, duke zgjeruar kështu shkallën e kontrollit dhe sigurinë për cilësinë e ushqimeve blegtorale që konsumojmë në tryezat tona”. “Tashmë kemi në kontroll gjithë sistemin e gjurmueshmërisë në gjithë territorin e vendit, nga ferma në tavolinë”, tha ministri.

Sipas tij, ky sistem identifikimi dhe regjistrimi të kafshëve blegtorale është një bashkëpunim i suksesshëm publik-privat, i cili do të gjenerojë siguri ushqimore konform standardeve të Bashkimit Evropian.

Stacionet veterinare

Në mbështetje të ligjit “Për shërbimin veterinar”, ky shërbim është i organizuar në gjithë territorin e vendit dhe është i përbërë nga shërbimi veterinar në MBZHRAU, shërbimi veterinar rajonal në qarqe, shërbimet veterinare në qeverisjen vendore, shërbimi veterinar privat.

Lançimi nga MBZHRAU për reformimin e shërbimit veterinar përbën një hap shumë të madh dhe të rëndësishëm të këtij dikasteri për ringritjen e një sistemi, i cili është parësor në kontrollin e shëndetit të kafshëve, ruajtjen e shëndetit të popullatës, garantimit të sigurisë së ushqimit.

Kjo reformë do të shtrihet në mënyrë të organizuar në gjithë territorin e vendit ku mbarështohen fermat blegtorale duke bërë të mundur në këtë mënyrë gjurmimin, zbulimin, trajtimin, parandalimin e sëmundjeve nga qendrat e banimit dhe deri në territorin më të largët, duke iu ofruar si shërbim më të standartizuar dhe të përafruar në lidhje me vaksinimin, mjekimin, regjistrimin, kontrollin e lëvizjes së kafshëve me qëllim garantimin në treg të produkteve dhe nënprodukteve të tyre tek konsumatori.

Pjesë e kësaj reforme është dhe riorganizimi i rrjetit të shërbimit veterinar privat, i cili ka funksionuar në mbështetje të ligjit të mësipërm në formën e klinikave, spitaleve veterinare si dhe në shërbimin e operatorëve veterinare privatë, të cilët kanë mbuluar gjithë profilaksinë veterinare me fondet e buxhetit të shtetit kundrejt një kontrate tip me shërbimet veterinare rajonale.

Ky shërbim ka qenë i përhapur në gjithë territorin e vendit i mbuluar nga rreth 1000 veterinerë privat. Një shërbim i tillë nuk garontonte një cilësi dhe një standard të përafruar në gjithë territorin e vendit, nuk garantonte një survejancë të vazhdueshme në lidhje me shëndetin e kafshëve si dhe rriste koston ekonomike të shërbimit të afruar në fermat blegtorale.

Kjo reformë bazohet në nenin 116 të ligjit “Per shërbimin veterinar në RSH” ku theksohet që shërbimi veterinar në MBUZHRAU i delegon veprimtaritë në fushën e shërbimeve veterinare në klinikat ose spitalet veterinare dhe stacionet veterinare. Shërbimi i ri nëpërmjet klinikave veterinare, stacioneve bën ristrukturimin fondamental të rrjetit të shërbimit veterinar privat që do t’i përgjigjen më mirë kushteve dhe standardeve të përafruara të BE-së, ku Shqipëria kërkon ta integrojë këtë shërbim.

Stacionet veterinare janë ura lidhëse shërbimi midis drejtorisë veterinare, drejtorive të bujqësive në qarqe, fermës, tregut të kafshëve të gjalla, thertoreve, pikave të kalimit kufitar si dhe ISUV. Ky bashkëpunim realizohet nëpërmjet sistemit të informacionit blegtoral veterinar RUDA, që është i përfshirë në të gjitha njësitë e mësipërme.

Stacionet veterinare janë katalizuesit e partneritetit publik dhe atij privat dhe në fakt ato do të jenë organizimi i ri i bashkëpunimit të veterinerit privat me përgjegjësitë e ngarkuara për të ushtruar me kontratë edhe funksione publike si gjurmim dhe raportim i sëmundjeve, matrikullim i kafshëve, vaksinim, kontroll i tregjeve dhe i lëvizjeve etj.

Stacionet veterinare marrin përsipër kundrejt aktmarrëveshjes me autoritetin kontraktor të kryejnë regjistrimin e fermave në regjistrin kombëtar – inspektimin e të dhënave të fermës- I&R të kafshëve (duke përfshirë matrikullimin; mirëmbajtjen e të dhënave)- raportimin dhe surveliancën e sëmundjeve- hetimin e rasteve të sëmundjeve- mbledhjen e mostrave të qumështit- testin e tuberkulinës- kontrollin e sëmundjeve dhe vaksinimet përkatëse. Ky bashkëpunim i ri midis publikes dhe privates, kjo trupë e organizuar në stacionet veterinare do të bëjë të mundur të çojë drejt përfundimit procesin që zvarritet prej disa vitesh, për garantimin e sigurisë ushqimore sipas stndardeve të BE-së.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al