Panariti: Rritëm më shumë se dyfishi sipërfaqet që ujiten, investuam në diga, argjinatura, hidrovorë dhe kanale kulluese

Ministri i Bujqësisë, Zhvilimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë një vizite në Bari, Itali, u takua me Komisionerin e lartë Evropian të Bujqësisë, Phil Hogan. Në qendër të bisedimeve të ministrit dhe komisionerit, ishin ujitja dhe parandalimi i përmbytjeve, si dhe parandalimi i sëmundjeve në bujqësi, të lidhura këto me ndryshimet klimatike.

Ministri Panariti e informoi Komisionerin Hogan, për ndërhyrjet dhe investimet në fushën e ujitjes dhe kullimit, si dhe kërkoi rritjen e mbështetjes nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim.

Gjatë bisedës, Ministri shqiptar i Bujqësisë, e njohu komisionerin Hogan, edhe me disa prej arritjeve të Ministrisë së Bujqësisë, nga vitin 2014 e deri në shkurt 2017. Financimi total i buxhetit të shtetit dhe financimeve të huaja për infrastrukturënn e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjen nga përmbytjen, kanë arritur shifrën e 16.1 miliardë lekësh”, tha Z.Panariti, i cili theksoi se gjatë kësaj periudhe, sipërfaqja e ujitshme ka arritur ngë 225.000 hektarë, nga 105.000 që ishte në vitin 2013.

Duke renditur dhe treguesit tjerë të zhvillimeve pozitive në sajë të përpjekjeve të Ministrisë së Bujqësisë, Panariti tha se, janë rehabilituar 35 diga rezervuarësh që përdoren për ujitje, janë përmirësuar treguesit e kullimit në një sipërfaqe prej rreth 150.000 hektarësh dhe janë rikonsruktuar apo rehabilituar e mirembajtur rreth 65 kilometër argjinatura të mbrojtjes nga përmbytjet. Gjithashtu, gjatë bashkëbisedimit me Komisionerin e lartë të BE-së, Z.Panariti e njohu dhe me mbajtjen në funksion të 29 hidrovoreve, realizimin e rikonstruksionit të plotë të 3 hidrovoreve, siç janë ata në Tale (Lezhë), Velipija e Çasi në Shkodër, si dhe zgjerimin e parkut të makinerisë së rëndë me 71 ekskavatorë, nga të cilët, 10 për Bordet e Kullimit dhe 61 për bashkitë.

“Projekti i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, i financuar nga Banka Boterore, me 31 milionë Euro, është bërë efektiv në Maj 2013 dhe sipas marrëveshjes të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, përfundon në Maj 2018. Po ashtu, ka përfunduar rehabilitimi i digave dhe deri në gusht 2017, përfundon edhe rehabilitimi i skemeve ujitëse për 20 mijë hektarë të parashikuar.

Pra, ecuria dhe produktet e parashikuara për këtë projekt janë brenda afatit kohor të përcaktuar në marreveshje”, theksoi ministri, i cili e ftoi Z.Hogan për një vizitë në Shqipëri. Ftesa u prit me kënaqësi, ndërkohë që Komisioneri e siguroi Z.Panariti për rritje të mbështetjes në fushën e bujqësisë dhe sidimos në drejtim të administrimit të efektshëm të burimeve ujore.

Gjatë vizitës së tij në Itali, Ministri Panariti i takua edhe me Rektorin e Universitetit të Barit, Antonio Uricchio, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit në bujqësi, veçanarisht në parandalimin dhe luftimin e semundjeve të ullirit dhe të bagëtive.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al