Panariti: Shpërndan certifikatat e sigurimit për mbrojtjen e prodhimeve bujqësor

Panariti2Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte sot i pranishëm në Kuqan të Elbasanit  në shpërndarjen e certifikatave te para të sigurimeve për mbrojtjen e e prodhimit bujqësor në sera nga fatkeqesite natyrore. Ministri tha se” Sigurimi i fermereve eshte nje hap i rendesishem per bujqesine shqiptare”.

Duke pershendetur kete iniciative te FED Invest dhe institucioneve bashkepunetore, ministri Panariti theksoi se ky hap qe hedhim per sigurimin e prodhimit bujqesor eshte zgjidhje e qendrueshme per garantimin e prodhimit bujqesor dhe qetesi per fermerin qe investon ne kete sektor. “Ky mekanizem garanton nje skeme ku primi nuk do te paguhet nga fermeret, por nga kompanite e sigurimit”, tha Panariti.

Panarit11Kreu i bujqesise iu referua aktivitetit bashkekohor qe po zbaton FED Invest ne fushen e sigurimit te prodhimit bujqesor duke nenvizuar faktin se, sot bujqesia moderne mbeshtetet mbi nje sistem sigurimi garantues dhe gjitheperfshires, rruge te cilen fale projektit FED Invest po ndjek edhe bujqesia shqiptare.

Per Zana Koninin, Drejtore Ekzekutive e ‘FED Invest’, projekt pilot “Sigurimi I Serave Konstruksion” per anetaret e FED Invest do te thote nje mundesi reale per mbrojtjen dhe garantimin e produkteve te tyre nga demtimet natyrore. “Permes kesaj skeme pilot do t’u sigurohet fermereve me kosto zero, mbrojtja per nje vit (qershor 2016- qershor 2017) e prodhimit bujqesor te mbjelle ne serat e tyre”.

“Shpesh fermerëve të kredituar nga ne u janë dëmtuar prodhimet e tyre për shkak të fatkeqësive natyrore, përmbytjeve apo shirave. Ne si bord i FED Invest u mblodhëm e diskutuam dhe vendosëm të krijojmë një mundësi për fermerët dhe me një fond prej 3 milionë lekësh dhe në bashkëpunim me SIGAL dhe IFIC Broker vendosëm të sigurojmë serat për 757 fermerë, tha Konini.

Panarit111Tashmë fermerët shqiptarë do t’i kenë 100 % të mbrojtura produktet e tyre nga përmbytjet apo çdo fatkeqësi tjetër natyrore. Për herë të parë 757 fermerë nga i gjithë vendi janë nën ‘ombrellën’ e një kompanie sigurimi, e cila do t’i dëmshpërblejë ata për çdo rast dëmtimi natyror të serave të tyre.

Aktiviteti I sotem ne Kuqan te Elbasanit vjen pas Marrëveshjes qe u firmos nje jave me pare në Krutje të Lushnjes ndërmjet FED Invest, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe IFIS Broker, me qellim mbështetjen e prodhimit bujqësor nëpërmjet futjes dhe zhvillimit të produkteve të sigurimit në sektorin e bujqësisë. Vitet e fundit rastet e katastrofave natyrore të ndodhura shpesh në vendin tonë, janë shoqëruar me pasoja të rënda ekonomike për fermerët. Ndaj dhe ky projekt pilot dhe zgjerimi i tij, me një numër më të konsiderueshëm të fermerëve dhe blegtorëve, u pa si një nevojë e domosdoshme për të siguruar investimet e bëra me aq mund nga ana e tyre.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al