Panariti: Shqipëria firmos marrëveshjen me FAO kundër peshkimit ilegal

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), në bashkëpunim me “General Fisheries Commission for the Mediterranean” (GFCM), një organizatë rajonale për peshkimin nën kujdesin e FAO-s, organizuan sot në Tiranë, seminarin për implementimin e Marrëveshjes mbi Masat Shtetërore Portuale, (Port State Measures Agreement), e cila parashikon masat që vendet nënshkruese të saj duhet të marrin për të luftuar peshkimin e paligjshëm. Ky aktivitet i rëndësishëm organizohet me mbështetjen financiare të Mbretërisë së Norvegjisë.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti e ka cilësuar kërcënim serioz peshkimin e paligjshëm. “Shqipëria është e vendosur të nënshkruajë marrëveshjen për të luftuar peshkimin ilegal, që është një kërcënim serioz për ruajtjen e pasurisë ujore”, tha ministri Panariti në fjalën e tij.

Objektivi kryesor i Marrëveshjes së FAO “Port State Measures (PSMA)” është të parandalojë, zbulojë dhe eliminojë peshkimin ilegal duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë marrëveshjen. Në shkallë botërore, llogariten rreth 26 milion ton në vit, me vlerë rreth 23 miliard dollarë, nga peshkimi ilegal.

Marrëveshja është nënshkruar nga SHBA, BE dhe 20 vende të tjera në botë. Shqipëria do ti bashkohet këtyre vendeve duke e nënshkruar edhe ajo marrëveshjen. Zbatimi i marrëveshjes ndihmon në ruajtjen afat-gjatë të burimeve detare dhe të ekosistemeve detare.

Gjithashtu, nënshkrimi i saj sjell disa avantazhe: pengon peshkimin ilegal dhe rrit efikasitetin e flotës së peshkimit; formalizon biznesin e peshkimit dhe mbron të drejtat e aktivitetit legal;rrit kontrollin e shtetit mbi flotën e peshkimit; përmirëson administrimin e peshkimit në të gjitha nivelet dhe plotësimin e standardeve ndërkombëtare.

Burimi:(integrimionline\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al