Panariti: Shqipëria zgjeroi hartën e vendeve në të cilat ajo eksporton me 7 vende të reja, spikatet hapja e tregut të eksporteve në Republikën Çeke dhe Lituaninë

Edmond-PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, paraqiti sot përmes një konference për shtyp të dhënat e zhvillimit të Bujqësisë për 6-mujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat u referohen eksporteve bujqësore, mbështetur në treguesit e vëllimit të mallrave bujqësore që kalojnë doganat dhe të shprehura në njësi prodhimi të matur. Në raport janë përfshirë edhe treguesit të prodhimit bujqësor në tërësi të matur në terren.

Ajo që bie në sy nga shqyrtimi i këtyre treguesve është zhvillimi në tërësi i Bujqësisë, në të tre shtyllat e saj: bimët e arave, blegtori dhe peshkim.

Në fushën e eksporteve bujqësore kemi një rritje dyshifrore të tyre në krahasim me një vit më parë. Kështu kemi dyfishim të eksporteve të frutave, në krahasim me një vit më parë nga 2071 ton në qershor të 2015-s në 5.058 ton në qershor 2016. Vihet re një rritje e eksporteve të perimeve me 28%, të patates me 2,4 herë më shumë se një vit më parë, të qepëve me 80% më shumë se një vit më parë, po kështu rritje dyshifrore të eksporteve kemi edhe në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Në sektorin e blegtorisë kemi thuajse trefishim të eksportit të vezëve në krahasim me një vit më parë si dhe rritje në masën 52% të eksportit të peshkut të freskët dhe përpunuar si dhe një rritje me 60% të eksporteve të mjaltit.

Kemi një ulje në masën 7,8% të importeve të prodhimeve bujqësore në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm të bilancit eksport/import në favor të këtij të parit.

Shqipëria zgjeroi më shumë hartën e vendeve në të cilat ajo eksporton edhe me 7 vende të reja, ku spikatin sidomos hapja e tregut të eksporteve në Republikën Çeke dhe Lituaninë. U rriten edhe më shumë eksportet drejt Bashkimit Europian ku shesim me çmime më të favorshme se në vendet e rajonit.

Prodhimi bujqësor në tërësi është rritur me 5% në krahasim me një vit me parë gjë që është i lidhur edhe me një hop mbresëlënës në zhvillimin e infrastrukturës bujqësore. Kështu sipërfaqja e serave ka arritur në rreth 2417 hektarë nga 1000 ha që ishte në vitin 2013, kemi një zgjerim të numrit dhe të kapaciteteve të pikave të grumbullimit dhe të magazinave frigoriferike si dhe linjave të përpunimit, ambalazhimit dhe të kalibrimit.

E shprehur në vlerë monetare, dhe e përllogaritur në bazë të çmimeve të referencës kjo masë e shtuar prodhimi dhe eksporti i ka dhënë ekonomisë kombëtare, por edhe asaj individuale rreth 50 milionë dollarë të ardhura më shumë se një vit më parë.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al