Panariti-Simoviç: Marrëveshje mes dy ministrive për Menaxhimin e Ujrave

panaritiMarrëveshja për Menaxhimin e Ujrave, grupet e përbashkëta të punës, veterinare dhe fitosanitare për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve dhe laboratorët e referncës, kanë qenë temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, zhvilloi në Podgoricë, me Ministrin e Bujqësisë së Malit të Zi, Milutin Simoviç.

Gjatë takmit, Ministri Panariti deklaroi se, është mjaft e rëndësishme një marreveshje mes dy vendeve për “Menaxhimin e Ujrave”, firmosja e të cilës mund të bëhet në Tiranë ose Shkodër. “Duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona, mendoj që për të minimizuar burokracitë përgjatë shkëmbimit të mallrave dhe lehtësimin e bizneseve të dy vendeve tona, do të ishte e udhës, që të ngremë grupe pune të përbashkëta, veterinare dhe fitosanitare, duke lehtësuar kështu dhe lëvizjet tregëtare”, theksoi Panariti.

panariti 2Ministri shqiptar i Bujqësisë, deklaroi gjithashtu se, është gati të ushtrojë autoritetin e tij, për të përfshirë edhe Malin e Zi në propozimet që i ka bërë Ministrit Feredal të Bujqësisë së Gjermanisë gjatë takimeve që ka pasur me të, në lidhje me laboratorët e referencës. “Mali i Zi duhet të shfrytëzojë propozimin e Qeverisë Gjermane, për të shfrytëzuar laboratorët e tij të refencës. Bashkëpunimi nis mes dy vendeve tona, pra Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke shërbyer si fillim i përfshirjes hap pas hapi, edhe i vendeve tjera të Ballkanit”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “programet e përbashkëta të të dy vendeve tona, pranë institucioneve ndërkombëtare financiare, janë mjaft të rëndësishme”. Z.Panariti e ftoi për një vizitë në Shqipëri homologun malazes, Simoviç, ftesë që u prit me kenaqësi nga ai.

panariti 3Milutin Simoviç u shpreh dakord për propozimet e Z.Panariti, duke thënë gjithashtu se ishte optimist për një intensifikim të marrëdhënieve mes dy ministrive, me qëllim zhvillimin e bujqësisë, menazhimin e ujrave dhe çështje të tjera në interes të të dy vendeve.

Minister Panariti ndodhej në Mal të Zi, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore, në Podgoricë. Në këtë takim të SWG, për sëmundjen Bluetongue, si dhe per çështje të tjera të marrëdhënieve tregëtare me vendet kufitare.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al