Panariti: Sistemi veterinar do të përafrohet me standartet e BE-së

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti mori pjesë të hënën në inaugurimin e Qendrës Arsimore dhe të Formimit Profesional e ngritur me mbështetjen e Qeverisë Sllovene dhe USAID në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, drejtori i USAD-it Marcus Johnson dhe përfaqësues së Qeverise sllovene.

Ministri Panariti, duke marrë fjalën tha se, kjo qendër mund të shikohet si materializim i reformës që ka nisur qeveria në sistemin veterinar.

Duke u kthyer në retrospektivë, ministri Panari, njëherazi një nga akademikët më të njohur të vendit, në fushën veterinare, u shpreh se, “është një ndjesi e veçante të jem tek vendi ku mora profesionin tim. Ndërsa një prej objektivave të rëndësishëm te kësaj qëndre është koordinimi i projekteve për rritjen e cilësisë në universitetin Bujqesor me reformën në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Specialistë të trajnuar në këtë Qëndër do të çojnë përpara integrimin e këtij sektorit në Bashkimin Evropian.

“Ky projekt shumë shpejt do të jap rezultatet e tij në cilësinë e re të formimit të specialistëve. Prioritet i bujqësisë është përqasja e cilësisë së profesionistëve me atë që kërkon tregu i punës në sektorin rural. Ju garantoj edhe një herë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe të qeverisë shqiptare për projekte të tilla të cilat shënjojnë një cilësi të re të arsimimit dhe krijojnë një standard të ri për zhvillimin rural në vend”, tha Panariti.

luNë fjalën e tij të mbajtur si zakonisht në gjuhën shqipe, Ambasadori amerikan Donald Lu ka shprehur kënaqesi për bashkëpunimin midis USAID dhe Qeverisë Sllovene në ngritjen e kësaj qendre arsimore profesionale si premisë e rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënjes në fushën e veterinarisë dhe më gjerë.

Me ketë rast, Ambasadori Lu shprehu vlerësimin për kontributin e Ministrit Panariti si “një nga profesionistët më të njohur të këtij sektorit në vend dhe një nga ministrat më të respektuar të kabinetit”.

“Pres me pa durim ditën kur do të kem nderin të dëgjoj një nga mësimet tuaja, profesor!” u shpreh Ambasadori Lu gjatë vizitës në ambjentet e qendres.

Qendra e Arsimit dhe Formimit Profesional do të ketë në përbërje një sallë të madhe për konferenca shkencore, salla trajnimi dhe dy laboratorë veterinarë të pajisur me aparatet më moderne që do të mbulojnë dy nga problemet më të rëndësishme të veterinarisë në Shqipëri, laboratori i sigurisë ushqimore, laboratori i mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

Burimi:(ATSH\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al