Panariti: S’ka ulje të borxhit, një aventurë e paparë financiare

Deputeti i LSI-së , Edmond Panariti përmes një statusi në Facebook thotë se borxhi ndaj shqiptarëve ka pësuar rritje spektakolare.

“Nuk ka ulje të borxhit  me 68 % të PPB, që ishte dhe objektivi qeveritar deri në fund të 2018, por përkundrazi, rritje të tij në plot 83%”, nënvizon Panariti.

Postimi i ish-ministrit Edmond Panariti

Pas meje kijameti!! Kjo është deviza e rritjes spektakolare të borxhit ndaj shqiptarëve! Nuk ka ulje të borxhit me 68 % të PPB, që ishte dhe objektivi qeveritar deri në fund të 2018, por përkundrazi, rritje të tij në plot 83%! Sepse, një miliard euro hua nëpërmjet kontratave koncesionare, janë borxh i pastër publik. Po nis kështu, një aventurë e paparë financiare! Sepse kjo masë kapitali, në fakt është kryesisht kredi nga bankat dhe aspak fond privat investimi nga firmat e kontraktuara për ndërtim të akseve rrugore, etj. Këto të fundit, përdorin kredi nga paratë e kursyera të shqiptarëve në depozita, duke përfituar nga “garancia sovrane” qeveritare ndaj bankave për të kryer punët. Pra “zero” rrezik për ta dhe 100 % për publikun, i cili do të shtrydhet edhe më shumë nga dara e taksave dhe tatimeve për të paguar borxhin. Ky borxh, kjo barrë, do të vazhdojë të jetë edhe kur të mos jetë “fajdexhiu” i cili në këtë rast, zbaton devizën e Luigjit të XV – të :”Pas meje, kijameti”

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al