Panariti: Solla si shembull pozitiv Korçën, pasi laboratorët rajonal janë hallka e parë dhe kryesore për parandalimin e kalimit të ndotësve e mikrobeve te konsumatori

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë në Analizën Vjetore të AKU-së në Korçë.Ky aktivitet u zhvillua në Korçë pasi ky qark ka performancën më të mirë në gjurmueshmërinë e ndotësve ushqimor.Ministri përgëzoi drejtorinë rajonale dhe laboratorët e AKU-së në Korçë për gjithë punën që bëjnë dhe u shpreh se siguria ushqimore është mjaft e ndjeshme.
“Siguria ushqimore është mjaft e ndjeshme dhe gjithmonë jemi të ekspozuar dhe ndaj kemi AKU, ndaj kemi laboratorët.Kapacitetet laboratorike duhet të jenë në kapacitetin dhe nivelin e duhur.
Duhet të forcojmë laboratorët dhe nëse keta nuk funksionojnë, rrezikojnë që të lejojmë ndotësit të shkojnë në pjatën e konsumatorit. Por ne kemi dhe laboratorët e ISUV. Duhet koordinim më i balancuar mes punës në qendër dhe laboratorëve rajonal në qarqe”, u shpreh Ministri.
“Duhet të garantojmë çështjet e standardeve të cilësisë që me anë të një dokumenti, që do ta quaja Kodeksi i sigurisë ushqimore dhe ky dokument integral duhet të jenë të gjithë në përputhje me këto standarde, prodhues, tregëtues, importues etj
Inspektorët duhet të kenë sjellje dhe raporte korrekte me subjektet dhe nëse ka shkelje, të operohet me masa, të cilat sduhet të jenë vetëm penalizuese në maksimum, por duhet të jenë shkallë-shkallë, duke filluar që nga paralajmërimi dhe lënia e afateve e më pas në masat drastike”, vazhdoi Panariti.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al