Panariti: Studentët dhe profesorët, të orientojnë prodhuesit e kultivuesit, drejt shumë kulturave të ndryshme, të mos qëndrojmë vetëm te ato që prodhojmë tani

panariti-1111Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, dhe Ministri  Federal Gjerman i Bujqësisë, Z. Christian Schmidt, bashkë me delegacionin e tij, zhvilluan takime dhe më pas mbajten një referat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fillimisht, Rektori i UBT-së, Bari Musabelliu, duke falenderuar ministrat për vizitën, deklaroi se kjo është vizita e parë e një ministri gjerman në këto autoditore, “megjithë ndihmën e madhe të dhënë nga gjermania dhe universitete të ndryshme të këtij vendi, pas viteve `90”. Rektori e njohu ministrin gjerman me problematikat e këtij universiteti dhe nevojat e tij për zhvillim të mëtejshëm, sidomos në fushën e kërkimit shkencor.

Ndërkaq, Ministri Schmidt deklaroi se vendi i tij, është i gatshëm të kontribuojë dhe sipas tij, “në bashkëpunim dhe me Ministinë shqiptare të Bujqësisë, duhet të bëhen projekte, dhe Gjermania do të jetë e gatshme t’i mbështesë ato për të përfinduar fonde nga Bashkimi Evropian”.

Ndërsa Ministri Panariti, gjatë takimit, si dhe gjatë referatit para studentëve dhe profesorëve të UBT-së, deklaroi mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë për këtë universitet. “Ministria e Bujqësisë, por edhe qeveria në tërësi, e kanë mbështetur vazhdimisht UBT-në. Këtë e dëshmon vizita jonë këtu dhe e kryeministrit Rama pak ditë më parë, me rastin e 65-vjetorit”, deklaroi Panariti. Në kuadrin e problematikave të shpalosura më parë nga rektori, ministri theksoi se, “nëpërmjet jush, profesorëve e studentëve, fermerët, prodhuesit, kultivuesit, duhen orientuar më mirë drejt kultivimit, pasi Shqipëria ka kultivuar më parë shumëçka, deri edhe te pambuku. Ne si ministri kemi bërë shumë për orientimin e fermerëve dhe ky orientim ka ndikuar që të dyfishohet prodhimit, por edhe eksportet e fruta-perimeve. Kjo edhe me ndihmën e Universitetit Bujqësor”.

Ndërsa Ministri Gjerman, Schmidt iu kërkoi drejtuesve të universitetit, që të orientojnë studentët, studimet dhe kërkimet shkencore në sfera më të gjera, “pasi siç dihet, edhe tokës i shterrojnë në një moment resurset e veta dhe në këtë rast, bioteknologjia është puna më e mirë që mund të bëhet”. Ndërsa shtoi, se Gjermani do të jetë mbështetës i zhvillimeve të UBT-së.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al