Panariti: Tradita e Gjelit të Detit të Zadrimës duhet ruajtur me xhelozi

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mori pjesë sot në Panairin e Gjelit të Detit, i mbajtur në fshatin Fishtë të Lezhës. Festivali i organizuar në kuadër të Muajve të Bujqësisë ka për qëllim promovimin e agroturizmit të zonës. Ministri Panariti, në fjalën e tij tha se, “tradita e gjelit të detit të Zadrimës duhet mbrojtur me xhelozi, pasi është unike dhe tashmë është një markë shqiptare”.

Por, sipas Ministrit të Bujqësisë, Z.Panariti duhet investuar më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane, pasi është një produkt mjat i kërkuar.

“Mishi i gjelit është shumë i pasur me vlera ushqimore. Ne duhet të investojmë më shumë për promovimin e kësaj tradite në tregjet europiane. Fatmirësisht, bujqësia dhe blegtoria shqiptare konkurron denjësisht me cilësinë”, u shpreh Panariti.

Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm përfaqësues tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerë e blegtorë të zonës, u organizua dhe një minipanair me produkte të prodhuara në krahinën e Zadrimes.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al