Panariti: Vdiq integrimi me gjithë diplomacinë ekonomike

Vdiq integrimi me gjithë diplomacinë ekonomike!! Pas dështimit të bujshëm të hapjes së negociatave me BE, vjen dështimi tjetër spektakolar i të ashtuquajturës diplomaci ekonomike, aq fortë të propaganduar në konferenca e takime ! Sepse ende pa u shuar jehona e samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër, ku pika kryesore ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, krijimi i hapsirave të përbashkëta ekonomike dhe lehtësimi i klimës për biznes për vendet e rajonit, vjen aplikimi i tarifës doganore 30% mbi eksportet e frutave perimeve të Shqipërise nga ana e Kosovës. Sepse ishte Qeveria e Rilindjes e cila shkeli e para marrëveshjet e nënshkruara me pompozitet me qeverinë e Kosovës, për lehtësimin dhe heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore midis dy vendeve. Ajo i shkeli ato brutalisht, duke aplikuar tarifën e Rrugës së Kombit deri në 20 euro për kamionet dhe mjetet e transportit të Kosovës. Duke dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit. Në mënyrë simetrike Kosova, po zbaton masa tarifore për mallra dhe shërbime nga Shqipëria. Një turp dhe papërgjegjshmëri për të dy vendet tona, të cilat duhet të ishin model në rajon, për bashkimin e vërtetë të tyre, atë ekonomik. Jepini fund kësaj bllokade dhe çlirojini shqiptarët nga të dy anët nga pengesat dhe stërkëmbëshat e lëvizjes së lirë dhe të bërit biznes ose largohuni.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al