Panariti-Vella:Qeveria Franceze do të japë ndihmë në krijimin e një shkolle moderne peshkimi

Gjatë konferencës ndërministeriale për peshkimin mesdhetar që po zhvillohet në Bruksel, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, u takua me Komisionerin për Mjedisin, çeshtjet detare dhe Peshkimit të BE- se, Karmenu Vella.

Ministri Panariti e informoi Komisionerin Vella për sfidat e zhvillimit të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës në Shqipëri, në veçanti për rritjen e kapacitetit të shfrytëzimit të qëndrueshem të rezervave të peshqve pelagjikë, për të rritur kapacitetet përpunuese në vend dhe për të ulur importet.

Komisioneri-Carmenu-Wella-350x197

Në takim u diskutua edhe për ruajtjen dhe zhvillimin e stokut të midhjeve veçanërisht në lagunën e Butrintit dhe sidomos për strategjinë e parandalimit të humbjeve në molusqe pë shkak të rritjes së temperaturave në ujëra.

ministri francez Alain VidaliesMinistri Panariti u takua edhe me Ministrin francez për Transportin, Detin dhe Peshkimin, Alain Vidalies.

Bisedimet janë fokusuar në ndihmën që Qeveria franceze do të japë në krijimin e një shkolle moderne të peshkimit si dhe për vënien në dispozicion të gjitha kapacitetet për të rritur aftesinë për peshkim të flotës shqiptare. Ndërtimi i kantiereve të riparimit të varkave dhe anijeve ishte një temë tjetër e bisedimeve.

Ministri Panariti zhvilloi një takim në Drejtorinë e Bujqësisë të Komisionit Europian ku diskutoi për ecurinë e programeve të BE-së në ndihmën e sektorin të bujqësisë.

Burimi:(ATSH/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al