Panariti vizitë në Francë, mbështetja ndaj bujqësisë fokusi i diskutimit

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, zhvilloi një vizitë pune në Francë, ku u takua me homologun francez Stephane Le Foll dhe u prit në një takim zyrtar nga Sekretari Federal i Bujqesisë i Konfederatës Zvicerane, Bernard Lehmann.

Ministri Panariti falenderoi ministrin Le Foll për bashkepunimin i deritanishëm në lidhje me çështjet e standarteve të cilësisë së grurit dhe miellit dhe e njoftoi homologun e tij, se Shqipëria do të organizojë takimin e ministrave të Bujqësisë të vendeve të Mesdheut në Tiranë, ku si temë qëndrore e takimit do të jetë “Bujqësia si alternativë ndaj emigrimit”.

Në këtë takim të rëndësishëm, u shpreh Panariti, do të parashtrohet kërkesa ndaj Bashkimit Evropian për rritjen e mbështetjes financiare për sektorin e bujqësisë.

Burimi:(ATSH\E C)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al